Home
Sekretari i Përgjithshëm i Ligës së Botës Islame takim me KNFSH

Sekretari i Përgjithshëm i Ligës së Botës Islame takim me KNFSH

Sekretari i Përgjithshëm i Ligës së Botës Islame, ShTZ. Muhamed bin Abdulkerim el-Issa, i ndodhur për një vizitë disa ditore në vendin tonë, ka zhvilluar ditën e diele më dt. 18 shkurt 2024 një takim me Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë.

Gjatë këtij takimi ai u prit nga anëtarë të Bordit të Presidencës, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, si dhe drejtues nga komunitetet e ndryshme fetare në vendin tonë.

Në bashkëbisedimin që pati Dr. El-Issa me drejtues të KNFSH-së dhe komuniteteve fetare, ai vlerësoi shumë modelin e harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare në vendin tonë, si një shembull unik për mbarë botën. Ai falënderoi gjithashtu krerët e pesë komuniteteve fetare për pritjen që i kanë bërë gjatë vizitës së tij në selitë e tyre dhe për atmosferën vëllazërore që ka gjetur në Shqipëri.

Më pas kanë folur dhe vlerësuar vizitën e tij, H. Bujar Spahiu, kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Hirësi Nikolla nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë. Mons. Angelo Massafra, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore, Pastor Ergest Biti, kryetar i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë dhe Mons. Arjan Dodaj, Arqipeshkv i Dioqezës Tiranë-Durrës.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i KNFSH-së Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja ka bërë një prezantim të dialogut ndërfetar në Shqipëri, historikut, si dhe veprimtarisë së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë. Në fund të takimit, ai i dorëzoi Dr. el-Issa një dhuratë simbolike në emër të KNFSH-së.

SHTZ. Muhamed bin Abdulkerim el-Isa është i njohur në mbarë botën për kontributin e tij në promovimin e dialogut dhe bashkëjetesës ndërfetare. Ai njihet gjerësisht si zëri kryesor global në Islamin e moderuar, i përkushtuar për të sjellë ndërgjegjësimin global për mesazhin e vërtetë të ndjeshmërisë së fesë, mirëkuptim dhe bashkëpunim ndërmjet të gjithë njerëzve.

Si Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes Botërore Myslimane, një organizatë joqeveritare me bazë në Mekë, që përfaqëson adhurues të besimit islam në mbarë botën, Dr. el-Issa ka qenë një udhërrëfyes në ndërtimin e partneriteteve të reja mes komuniteteve, besimeve dhe kombeve të ndryshme. Dr. el-Issa vazhdon të takohet me udhëheqës të lartë të politikës, fesë, shkencës, mendimit dhe kulturës për të eksploruar rrugët për të avancuar bashkëpunimin konstruktiv dhe për të luftuar ekstremizmin.

Dr. Muhamed bin Abdulkerim el-Issa ka mbajtur poste të ndryshme të rëndësishme drejtuese, si ministër i Drejtësisë, këshilltar i mbretit, si dhe ka mbajtur leksione në SHBA, Europë dhe Azi në universitete të ndryshme. Ai është vlerësuar për kontributin e tij edhe nga Departamenti i Shtetit, si dhe ka marrë shumë çmime ndërkombëtare për kontributin e tij në promovimin e dialogut ndërfetar. Së fundmi gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Universiteti Bedër i ka akorduar çmimin e lartë ?Doktor Honouris Causa?.

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
English