Home
The Chairman

The Chairman

Kryetari i Këshillit të Presidencës për periudhën 01.10.2024 deri 31 dhjetor 2024 është Fortlumturia e Tij Anastas Janullatos.

Ai lindi më 4 nëntor të vitit 1929, në Pire, Greqi. Fortlumturia e Tij Anastas Janullatos ka qenë profesor i Historisë së Feve (1972-92) dhe Dekan i Fakultetit Teologjik të Universitetit Kombëtar Kapodistrian të Athinës (1983-1986) B.D dhe Th.D (me nderimet më të larta) dhe sot është Profesor Emeritus i po të njëjtit Universitet. Ai është shpallur Doktor Nderi i Teologjisë apo Doktor Nderi i Filozofisë, Th.D.h.c, DD hc PhD h.c nga 19 universitete, fakultete ose degë universitare (në Greqi, SHBA, Qipro, Rumani, Gjeorgji, Shqipëri, Itali), Anëtar Korrespondent (1993-2005) dhe Anëtar Nderi (nga viti 2006) i Akademisë së Athinës.

Postgraduate Studies:

Histori e Feve, Etnologji, në Universitetet e Hamburgut dhe të Marburgut në Gjermani, (me bursë pasuniversitare të Institutit ?Alexander von Humboldt Stiftung?). Ai studioi gjithashtu edhe fetë e botës, duke kryer udhëtime në vendet ku ato lulëzuan.

Si Kryepiskop i Shqipërisë (1992 deri më sot), në rrethana jashtëzakonisht të vështira, ringriti nga gërmadhat dhe zhvilloi më tej Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, që për 23 vite ishte e shpërbërë. Bashkë me veprën e rivitalizimit të Kishës Orthodhokse, u realizuan edhe programe inovative në sektorët e shëndetit, kujdesit social, edukimit, zhvillimit rural, kulturës dhe ekologjisë. Njëkohësisht, ai u përpoq për të ndihmuar në zbutjen e shumë tensioneve në Ballkan.

Është zgjedhur vazhdimisht në pozicione të shquara në udhëheqjen e organizmave ndërkombëtarë: Moderator i Komitetit për Misionin dhe Ungjillëzimin Botëror (1984-1991) dhe i Konferencës së Misionarizmit dhe Ungjillëzimit Botëror në San Antonio Teksas (1989); anëtar i Këshillit Evropian të Udhëheqësve Fetarë (2003-2010); Zëvendëspresident i Konferencës së Kishave Evropiane (2003-2009); President i Këshillit Botëror të Kishave (2006-2013); President Nderi i Konferencës Botërore të Feve për Paqen (2006 e në vazhdim).

Është autor i 24 librave (kërkime për Fetë Afrikane, ese në Theologji dhe në Historinë e Misioneve, predikime etj.), ku përfshihen: Islami, një vështrim i përgjithshëm (16 botime), Historia e Feve- Gjurmë nga kërkimi i Transhendentes, Globalizmi dhe Orthodhoksia, Hierapostullim në gjurmët e Krishtit, Deri në skajet e dheut, Bashkekzistenca, Në Shqipëri – Kryq dhe Ngjallje. Ka botuar mbi 200 ese dhe artikuj me tema teologjike e baritore. Studimet dhe artikujt e tij janë përkthyer në 17 gjuhë të huaja.

Është nderuar me 27 medalje dhe çmime nga shumë Kisha Orthodhokse dhe vende të ndryshme, si: ?Kryqi i Madh i Urdhrit të Nderit i Republikës së Greqisë? (1997); çmimi ?Athenagora për të Drejtat e Njeriut? (Nju Jork, 2011); çmimi për ?Kontributin e shquar për unitetin e popujve orthodhoksë? (Moskë, 2005); dekorata ?Gjergj Kastrioti Skënderbeu? (Tiranë, 2010).

Kryepiskopi Anastas është njohës i thellë në fushën e Historisë së Feve dhe të dialogut ndërfetar. Kontributi i tij i rëndësishëm në Hierapostullimin e Krishterë,  në Teologji dhe në bashkëjetesën paqësore të popujve dhe të komuniteteve fetare është i njohur botërisht.

Fortlumturia e Tij Anastas Janullatos është për herë të dytë si kryetar i KNFSH-së. Ai ka qenë gjithashtu Kryetari i Këshillit të Presidencës gjatë periudhës 01.10.2018 deri 31 dhjetor 2019. Fortlumturia e Tij Fortlumturia e Tij është gjithashtu President Nderi i “Religions for Peace International”.

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
English