Home
Sekretari i Përgjithshëm i KNFSH-së, pjesë e Forumit të Dialogut të Politikave Evropiane, Hollandë

Sekretari i Përgjithshëm i KNFSH-së, pjesë e Forumit të Dialogut të Politikave Evropiane, Hollandë

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë dhe njëkohësisht zv/president i Këshillave Ndërfetarë të Evropës (European National Interreligious Bodies, RfP Europe) Prof. Assoc. Dr. Genti Kruja, mori pjesë në Forumin e V të Dialogut të Politikave Evropiane (EPDF) ?Të rinjtë dhe përfshirja sociale në qytete?, organizuar nga Qendra e Dialogut KAICIID në bashkëpunim me Këshillin Evropian të Liderëve Fetarë (European Council of Religious Leaders/Religions for Peace Europe-ECRL/RfP), Network for Dialogue, Multicoloured Religions Rotterdam, OSBE/ODIHR (OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights) dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (International Organization for Migration-IOM). Forumi u mbajt përgjatë datave 13-15 nëntor 2023 në Rotterdam, Hollandë.

Motoja e këtij forumi ishte: ?të frymëzojmë, të lidhim dhe të angazhojmë? një gamë të larmishme palësh të interesuara, duke përfshirë aktorët fetarë, politikëbërësit, shoqërinë civile dhe të rinjtë, në misionin tonë të përbashkët për të nxitur qytete më gjithëpërfshirëse dhe harmonike në të gjithë Evropën. Ne synojmë të sigurojmë hapësira për mësim të ndërsjellë përmes dialogut në veprim dhe të ndërtojmë ura midis kulturave dhe feve.

Në këtë program morën pjesë rreth 120 përfaqësues të rinisë, shoqërisë civile, lidershipit politik dhe fetarë nga rreth 30 vende të ndryshme të Evropës.

Gjatë pjesëmarrjes në këtë forum Prof. Kruja prezantoi eksperiencën e dialogut ndërfetar në Shqipëri, si dhe rolin e të rinjve në ruajtjen dhe vazhdimësinë e saj. Ai takua dhe pati biseda dhe me Presidentin e Këshillit Evropian të Liderëve Fetarë (European Council of Religious Leaders/Religions for Peace Europe-ECRL/RfP) Dr. Thomas Wipf, si dhe Sekretarin e Përgjithshëm të KAICIID-it Dr. Zuhair Alharthi.

Adult, Female, Fun, Hall, Handbag, Indoors, Male, People, Person, Woman

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
English