Home
Mblidhet Bordi Ekzekutiv i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë

Mblidhet Bordi Ekzekutiv i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë

Me dt. 3 prill 2019 është zhvilluar mbledhja e radhës e Bordit Ekzekutiv të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, në ambientet e Universitetit Bedër.

Në mbledhjen e drejtuar nga sekretari i përgjithshëm Dr. Genti Kruja, anëtarët e bordit, përfaqësues të komuniteteve fetare në vend janë njohur me zhvillimet e fundit dhe gjendjen aktuale të KNFSH-së, si dhe veprimtarinë e zhvilluar gjatë tremujorit të parë të vitit 2019.

Në rendin e ditës së këtij takimi ka qenë organizimi i një konference ndërkombëtare brenda këtij viti, si dhe janë bërë disa propozime lidhur me rritjen e aktivizimit të disa sektorëve të rinj në KNFSH, të cilat do t?i përcillen për miratim Këshillit të Presidencës në mbledhjen e radhës, që do të zhvillohet ne ditët në vijim.

Një pikë e rëndësishme diskutimi ka qenë dhe hapja e konsultimeve lidhur me pikat që do të fliten në Asamblenë e X-të Botërore të organizatës ?Fetë për Paqen? (Religions for Peace), ku do të marrë pjesë edhe Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, anëtar me të drejta të plota në RfP me të drejtë gjithashtu vote, ku do të paraqesë edhe sugjerimet e veta në takimin botëror, i cili do të mbahet në Lindau të Gjermanisë në gusht të këtij viti.

Shpërndarja tregon përkujdesje!

English
Shqip English