Home
Mblidhet Bordi Ekzekutiv i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë

Mblidhet Bordi Ekzekutiv i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë

Sot me dt. 12.04.2021 është zhvilluar mbledhja e radhës e Bordit Ekzekutiv të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë. Mbledhja është hapur me një përshëndetje nga Kryetari i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë për vitin 2021, H. Dede Edmond Brahimaj, njëkohësisht Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve.

Mbledhja e mbajtur në ambjentet e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane është moderuar nga Sekretari i Përgjithshëm i KNFSH-së Dr. Genti Kruja, i cili ka bërë një pasqyrë të aktiviteteve të zhvilluara gjatë një viti, ku edhe pse në kushte pandemie, KNFSH ka qenë aktiv me takime fizike dhe online të instancave të tij, duke zhvilluar disa projekte humanitare dhe sociale, të ideuara dhe realizuara nga vetë Këshilli Ndërfetar, nëpërmjet Departamentit të Gruas dhe Departamentit të Rinisë me mbështetjen e të gjithë komuniteteve fetare dhe drejtuesve të tyre, realizimin e dokumentarit ?30 vjet liri besimi?, ideuar dhe realizuar nga Bordi Ekzekutiv, botimi i një katalogu dhe librit të aktiviteteve në shqip dhe anglisht dhe së fundmi dekorimi i Këshillit Ndërfetar me Medaljen e Lartë të Presidentit të Republikës ?Nderi i Kombit?.

Më pas anëtarët e Bordit Ekzekutiv kanë diskutuar rreth disa projekteve të mundshme, që priten të realizohen me disa partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, për të cilët kanë punuar disa grupe pune, anëtarë të Departamentit të Gruas dhe Departamentit të Rinisë në Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë.

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
English