Home
KNFSH organizon një vizitë studimore në Gjirokastër

KNFSH organizon një vizitë studimore në Gjirokastër

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka zhvilluar një vizitë studimore dy ditore në Gjirokastër, ku përfshihej një forum ndërfetar me pjesëmarrjen e liderëve dhe përfaqësuesve të komuniteteve fetare të qarkut Gjirokastër, vizita në institucione arsimore, qendra sociale të komuniteteve fetare, si dhe objekte kulti, si xhamia e Pazarit dhe Katedralja Ortodokse. Në këtë aktivitet merrnin pjesë drejtues të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, si dhe anëtarë të Bordit Ekzekutiv, Departamentit të Gruas dhe Departamentit të Rinisë në Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë.

Delegacioni i KNFSH-së, i kryesuar nga kryetari Pastor Dr. Ylli Doçit ka zhvilluar një takim dhe me prefektin e Gjirokastrës, Kryetaren e Qarkut Gjirokastër, përfaqësues të UNHCR-së, Caritasit, si dhe drejtues të shkollave dhe komuniteteve fetare të qarkut.

Ata janë njohur nga afër me punën e këtyre komuniteteve, sidomos të institucioneve arsimore dhe edukative dhe kontributin, që japin të gjithë së bashku në aktivitete humanitare dhe sociale në qarkun Gjirokastër.

Vlen për t?u përmendur se Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë para disa kohësh dhuroi 5.000 $ mjete spitalore në Spitalin e Tepelenës në kuadër të bashkëpunimit ndërfetar midis pesë komuniteteve fetare në vendin tonë.

Vizita studimore është zhvilluar me mbështetjen e UNHCR-së dhe Caritasit Shqiptar./27.03.2022

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
English