Home
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë takim me Departamentin e Shtetit dhe Aleancën Ndërkombëtare për Lirinë e Besimit

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë takim me Departamentin e Shtetit dhe Aleancën Ndërkombëtare për Lirinë e Besimit

Përfaqësues dhe drejtues nga Këshillat Ndërfetarë të vendeve të ndryshme nga e gjithë bota janë bashkuar me dt. 12 maj në një takim online me Ambasadorin Sam Brownback nga Departamenti i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të diskutuar lirinë e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë, një nga prioritetet strategjike edhe të OKB-së.

Ky takim, i realizuar nga organizata ndërkombëtare ?Fetë për Paqen? (Religons for Peace) në bashkëpunim me ?Aleancën Ndërkombëtare për Lirinë e Besimit? në SHBA, është zhvilluar për të folur dhe diskutuar për një dialog mbi rolet dhe përgjegjësitë, që udhëheqësit fetarë do të duhet të luajnë për të mbrojtur lirinë e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë.

I ftuar për të folur në këtë takim ishte përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit në SHBA, ambasadori z. Sam Brownback. Ndërsa mes të ftuarve për pjesëmarrje ishte edhe Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të KNFSH-së Dr. Genti Kruja.

Aleanca është një rrjet i vendeve të përkushtuara për të përparuar në lirinë e besimit në të gjithë botën dhe për të luftuar diskriminimin dhe persekutimin bazuar në fe ose besim.

Aleancën Ndërkombëtare për Lirinë e Besimit është themeluar mbi parimin ndërkombëtar të lirisë së fesë ose besimit, bazuar në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, Deklarata e Kombeve të Bashkuara për Zhdukjen e të Gjitha Formave të Intolerancës dhe Diskriminimit Bazuar në Fe ose Besim (Deklarata e OKB, 1981) dhe dokumente të tjera si, Udhëzimet e BE-së dhe OSBE-së.

Një nga 26 vendet që i janë bashkuar kësaj aleance është edhe Shqipëria, krahas shteteve të tilla si, Austria, Kroacia, Greqia, Izraeli, Kosova, Hollanda, Mbretëria e Bashkuar, etj./KNFSH

 

Për të mësuar më shumë rreth Aleancës Ndërkombëtare të Lirisë së besimit klikoni më poshtë:

https://www.state.gov/declaration-of-principles-for-the-international-religious-freedom-alliance/

https://www.forbes.com/sites/ewelinaochab/2020/02/06/us-launches-the-first-ever-international-religious-freedom-alliance/#1949355340e6

Shpërndarja tregon përkujdesje!

English
Shqip English