Home
Zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare mbi Dialogun Ndërfetar ICID

Zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare mbi Dialogun Ndërfetar ICID

Universiteti “Bedër”, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Universiteti “Logos”, si dhe me komunitetet fetare në Shqipëri, në bashkëpunim me Ambasadën Austriake në Tiranë organizuan me dt. 3 maj 2018 konferencën ndërkombëtare mbi dialogun ndërfetar: “Shqipëria, Model i Bashkëjetesës Ndërfetare për Evropën?”

Në këtë konferencë morën pjesë kryetarët e komuniteteve fetare, klerikë, përfaqësues shtetërorë, akademikë, kërkues e teologë nga Shqipëria dhe Evropa.

Konferenca u përshëndet nga ambasadori i Austrisë në Tiranë, z. JohannSattler, Nunci Apostolik në Shqipëri, z. Charles John Brown dhe ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro.

Seanca e parë e Konferencës u moderua nga kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko, dhe në panel merrnin pjesë krerët e komuniteteve fetare: Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Skender Bruçaj, Kreu i Kishës Ortodokse, Anastas Janullatos, Kreu i Kishës Katolike, Mons. George Frendo, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, dhe Presidenti i Vëllazërisë Ungjillore, z. Ylli Doçi.

Në fund të këtij paneli kryetarët e komuniteteve fetare nënshkruan deklaratën e angazhimit të përbashkët për dialogun ndërfetar në Shqipëri.

Then the conference continued with other panels, where lecturers from all three universities, theologians, and foreign scholars referred to their themes.

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
English