Home
Mblidhet Këshilli Ekzekutiv i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë

Mblidhet Këshilli Ekzekutiv i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë

Pas konsolidimit dhe riorganizimit të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, është zhvilluar me dt. 27 dhjetor 2018 në ambientet e Selisë së Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, mbledhja e parë e Këshillit të ri Ekzekutiv të KNFSH-së.

Në mbledhjen e drejtuar nga sekretari i përgjithshëm Dr. Genti Kruja, anëtarët e Këshillit, përfaqësues të komuniteteve fetare në vend janë njohur me zhvillimet e fundit, lidhur me procedurat zyrtare të regjistrimit të ndryshimeve statuore në gjykatë, si dhe kanë diskutuar rreth aktiviteteve të mundshme, që do të zhvillohen gjatë vitit 2019.

Share shows care!

English