Home
KNFSH zhvillon Forum Ndërfetar në Vlorë

KNFSH zhvillon Forum Ndërfetar në Vlorë

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë i zhvilloi me datë 10 dhjetor 2022 në qytetin e Vlorës një Forum Ndërfetar me pjesëmarrjen e drejtuesve të komuniteteve fetare të Vlorës dhe përfaqësues nga komunitetet e tyre.

Në forumin e moderuar nga Sekretari i Përgjithshëm i KNFSH-së Prof. Asoc. Genti Kruja, u fol për historikun e bashkëjetesës ndërfetare në Shqipëri dhe modelin që duhet promovuar sot tek brezat e rinj.

Ndërkohë liderët fetarë të Vlorës vunë theksin në rëndësinë e organizimit të aktiviteteve të tilla për promovimin e vlerave universale dhe zgjidhjen e problemeve të përbashkëta që shqetësojnë shoqërinë e sotme.

Aktiviteti u mbështet nga GCERF.

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
English