Home
KNFSH pjesë e Konferencës Ndërkombëtare zhvilluar në Universitetin e Winchesterit në Angli

KNFSH pjesë e Konferencës Ndërkombëtare zhvilluar në Universitetin e Winchesterit në Angli

Sekretari i Përgjithshëm i KNFSH-së Dr. Genti Kruja mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare ?Religion and Culture in Conflict and Peace: Impact in Reconciliation and Peacebuilding? (Feja dhe kultura në konflikt dhe paqe: Ndikimi në pajtimin dhe ndërtimin e paqes), organizuar nga Universiteti Winchester dhe Winchester Centre of Religion Reconciliation and Peace (Qendra e Pajtimit Fetar dhe e Paqes) në Winchester, Angli në Mbretërinë e Bashkuar.

Në konferencën tre ditore zhvilluar në datat 13-15 qershor 2022 Dr. Genti Kruja, ka mbajtur një kumtesë për rolin e dialogut ndërfetar, institucioneve arsimore dhe edukative dhe lidershipit fetar për promovimin e bashkëjetesës dhe harmonisë sociale, si një model për ndërtimin e paqes dhe kulturës së pajtimit. Për këtë ai ka folur për modelin e Shqipërisë dhe kontributin e komuniteteve fetare dhe Këshillit Ndërfetar në promovimin e dialogut ndërfetar.

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
English