Home
Departamenti i Gruas në KNFSH pjesë e takimeve ndërkombëtare

Departamenti i Gruas në KNFSH pjesë e takimeve ndërkombëtare

Më datë 03.06.2021 u zhvillua online mbledhja e parë e Rrjetit të Grave të Këshillave Ndërfetarë nga e gjithë bota (Religions for Peace IWCC and Women of Faith Networks), me pjesëmarrjen e Departamenteve të Gruas nga shtetet anëtare të organizatës ndërkombëtare “Religions for Peace” RfP, në të cilën mori pjesë edhe Departamenti i Gruas në Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë me përfaqësuese znj. Sheldiana Jano.

Gjatë raportimeve në këtë network të krijuar nga Sekretarja e Përgjithshme e RfP-së Prof. Azza Karam, u fol për bashkëpunime brenda rrjetit të grave në RfP, si dhe punët e deritanishme, që janë bërë gjatë pandemisë COVID 19. Rëndësia e theksi u vu në rolin, që gratë e përfaqësimeve të ndryshme fetare luajnë në shoqëri dhe kontributi që ato japin, si dhe bashkëpunimi e bashkërendimi i punës nëpërmjet këtij networku, i cili do të sillte më shumë rezultate e do të nxirrte përfundime të vlefshme.

Në emër të Departamentit të Gruas në Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë znj. Jano bëri një përshkrim të shkurtër të ndihmesës që KNFSH ka dhënë në një projekt të përbashkët me RfP për të dëmtuarit ekonomikisht nga pandemia COVID 19 me shporta ushqimore, kryesisht për zonat e prekura nga tërmeti dhe familjet me vështirësi ekonomike në qytete të ndryshme të Shqipërisë. KNFSH gjithashtu, pavarësisht situatës të krijuar nga pandemia ka qenë aktive në aktivitete dhe projekte të ndryshme, si dhe ka zhvilluar takime të shumta për sensibilizimin e shoqërisë në luftën kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, masave anticovid, deklarata dhe prononcime të ndryshme lidhur me ngjarje, që kanë prekur opinion publik në vendin tonë dhe me gjerë.

Shpërndarja tregon përkujdesje!

English
%d bloggers like this: