Me datë 11 nëntor 2022 Qendra Rinore ?Arka? në Shkodër ka ftuar Dr. Genti Krujën, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë në një cikël takimesh, të titulluar ?Feja dhe Demokracia?.
Dr. Kruja ka folur lidhur me modelin e dialogut ndërfetar në Shqipëri, duke dhënë shembuj dhe praktika nga historiku i vendit tonë që nga e kaluara, deri në ditët e sotme.
Ky cikël takimesh, zhvilluar nga Qendra Rinore ?ARKA? është realizuar në kuadër të projektit ?Forcimi i Dialogut dhe Harmonisë Ndërfetare në Shkodër?, mbështetur nga Ambasada e Hollandës në Tiranë.