Home
KNFSH zhvillon Forum Ndërfetar në Korçë

KNFSH zhvillon Forum Ndërfetar në Korçë

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka organizuar më 9 tetor 2022 një Forum Ndërfetar në  qytetin e Korçës, ku morën pjesë liderë dhe përfaqësues të komuniteteve fetare të qarkut, drejtues të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, si dhe anëtarë të Bordit Ekzekutiv, Departamentit të Gruas dhe Departamentit të Rinisë në KNFSH.

Aktiviteti është hapur me fjalën përshëndetëse të Sekretarit të Përgjithshëm të KNFSH-së Dr. Genti Kruja dhe më pas kanë folur dhe përfaqësues të komuniteteve fetare të qarkut Korçë, si dhe përfaqësuesja e Caritas-it në Shqipëri znj. Ariela Mitri.

Në këtë forum është folur dhe diskutuar gjithashtu rreth rolit të komuniteteve fetare në lidhje me emigrantët që mbërrijnë në vendin tonë, mbështetjen që ato i japin këtyre shtresave dhe bashkëpunimin e KNFSH-së me UNHCR dhe Caritas Albania në këtë fushë.

Ky aktivitet është zhvilluar në kuadër të promovimit të vlerave universale, harmonisë dhe dialogut ndërfetar në vendin tonë, ku këtë radhë KNFSH është ndalur në qytetin e Korçës me përfaqësues të pesë komuniteteve fetare të tij.

Forumi Ndërfetar është zhvilluar me mbështetjen e UNHCR-së dhe Caritasit Shqiptar./9.10.2022

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
English