Home
Zhvillohet Simpoziumi i VIII Akademik Ndërfetar ?Sfidat e religjionit në globalizëm?

Zhvillohet Simpoziumi i VIII Akademik Ndërfetar ?Sfidat e religjionit në globalizëm?

Ditën e sotme, me datë 02 maj 2019, është zhvilluar në Akademinë Teologjike Ortodokse, Shën Vlash, Durrës, simpoziumi i VIII Akademik Ndërfetar ?Sfidat e Religjionit në Globalizëm?. Fillimisht simpoziumi u çel nga dekani i Akademisë Teologjike Ortodokse, Durrës PhD. Jeffery MacDonald, i cili shkurtimisht përmendi sfidat që hasin besimet fetare në globalizëm si dhe përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit në këtë simpozium. Më pas në simpoziumin e moderuar nga ai, kanë mbajtur referimet dhe kumtesat e tyre përfaqësues nga tri shkollat e larta teologjike, Xhorxhina Seferi nga Departamenti i Shkencave Islame, Bedër, me temë ?Sfidat e Islamit në globalizëm”, Paolo Marasco dhe Gezime Doda nga Instituti Teologjik Katolik (Seminari Ndërdioqezian), Shkodër me temë ?Deklarata e Abu Dabi mbi vëllazërinë njerëzore dhe jetën e përbashkët. Përmbajtja dhe sfidat?, si dhe Mikaela Allka nga Akademia Teologjike Ortodokse, Shën Vlash, Durrës, me temë ?Sfidat e besimit Ortodoks në globalizëm?. Kumtuesit trajtuan gjerësisht sfidat e përgjithshme që globalizmi sjell çdo ditë dhe me to sfidon vazhdimisht religjionin. Risia e këtij simpoziumi ishte fakti se referuesit ishin vetë studentë nga tri shkollat teologjike, gjë e cila ndodh për herë të parë në ciklin e simpoziumeve akademike ndërfetare ndërmjet këtyre shkollave.
Në mbyllje janë zhvilluar pyetje dhe diskutime nga pedagogë dhe studentë të tri teologjive rreth temës së simpoziumit. Simpoziumi i VIII-të Ndërfetar në fushën akademike, vjen tashmë si një traditë bashkëpunimi ndërfetar midis përfaqësuesve universitarë të tri shkollave të larta akademike teologjike në Shqipëri, Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar ?Bedër?, Akademia Teologjike Ortodokse ?Ngjallja e Krishtit?, Shën Vlash, Durrës dhe Instituti Teologjik Katolik në Seminarin Ndërdioqezian ?Zonja e Këshillit të Mirë?, ku mblodhi së bashku drejtues, lektorë, studentë dhe përfaqësues të tri institucioneve arsimore.

Shpërndarja tregon përkujdesje!

English
Shqip English