Home
Zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare mbi Dialogun Ndërfetar ICID?

Zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare mbi Dialogun Ndërfetar ICID?

Universiteti ?Bedër?, Universiteti Katolik ?Zoja e Këshillit të Mirë?, Universiteti ?Logos?, si dhe me komunitetet fetare në Shqipëri, në bashkëpunim me Ambasadën Austriake në Tiranë organizuan me dt. 3 maj 2018 konferencën ndërkombëtare mbi dialogun ndërfetar: ?Shqipëria, Model i Bashkëjetesës Ndërfetare për Evropën??

Në këtë konferencë morën pjesë kryetarët e komuniteteve fetare, klerikë, përfaqësues shtetërorë, akademikë, kërkues e teologë nga Shqipëria dhe Evropa.

Konferenca u përshëndet nga ambasadori i Austrisë në Tiranë, z. JohannSattler, Nunci Apostolik në Shqipëri, z. Charles John Brown dhe ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro.

Seanca e parë e Konferencës u moderua nga kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko, dhe në panel merrnin pjesë krerët e komuniteteve fetare: Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Skender Bruçaj, Kreu i Kishës Ortodokse, Anastas Janullatos, Kreu i Kishës Katolike, Mons. George Frendo, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, dhe Presidenti i Vëllazërisë Ungjillore, z. Ylli Doçi.

Në fund të këtij paneli kryetarët e komuniteteve fetare nënshkruan deklaratën e angazhimit të përbashkët për dialogun ndërfetar në Shqipëri.

Më pas konferenca ka vijuar me panelet e tjera, ku pedagogë nga të tre universitetet, teologë, studiues të huaj referuan me temat e tyre.

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
English