Me datë 8 qershor 2023, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka zhvilluar një takim në qytetin e Shkodrës. Me ftesë të Mons. Angelo Massafrës, President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe anëtar i Presidencës së KNFSH-së, drejtues të komuniteteve fetare dhe njëkohësisht anëtarë të Presidencës dhe disa nga anëtarët e Bordit Ekzekutiv të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë janë mbledhur në Shkodër në një takim të zhvilluar në Arqipeshkvinë Shkodër-Pult.
Gjatë këtij takimi ata kanë zhvilluar fillimisht një vizitë në ambientet e Arqipeshkvisë, Katedrales së Madhe ?Shën Shtjefën?, Muzeun Dioqezan, ekspozitën e pikturave në Pinakoteken ?Lin Delija? të ngritur në ambientet e Arqipeshkvisë, si dhe ambiente të tjera të saj.
Në emër të KNFSH-së dhe kolegëve të tij, kryetari i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë H. Bujar Spahiu i ka dhuruar Mons. Massafrës ?degën e ullirit?, një punim i argjendtë, simbol i logos dhe vulës së Këshillit Ndërfetar, duke uruar për vazhdimësinë dhe suksese të mëtejshme në bashkëpunimin ndërfetar në dobi të vlerave tona të përbashkëta.
Gjatë një prononcimi për mediat, krerët e komuniteteve fetare dhe drejtues të KNFSH-së i kanë bërë thirrje politikës shqiptare për më shumë vëmendje ndaj problematikave të përbashkëta të tyre, siç është kthimi i pronave dhe ajo çfarë është më e rëndësishme se Shqipëria nuk është monopol i askujt, por është shtëpia jonë e përbashkët, ku të gjithë duhet të ndërtojmë shpresën dhe mundësinë, që të rinjtë tanë të jetojnë dhe punojnë në vendin tonë, duke mos patur nevojë të marrin rrugët e emigrimit.