Home
Intervistë e Sekretarit të Përgjithshëm të KNFSH-së: Koha për reflektim!

Intervistë e Sekretarit të Përgjithshëm të KNFSH-së: Koha për reflektim!

Intervistë e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë Dr. Genti Kruja në Gazetën ?SI? dhënë me dt. 14 prill 2020.

Në këtë situatë pandemie dhe pasigurie ?kemi nevojë ta ndalim pak turravrapin drejt punëve që s?na mbarojnë kurrë, të qetësohemi dhe t?i bëjmë punët më mirë, të mendojmë më shumë dhe për tjetrin, të mos jemi kaq të pangopur dhe egoistë, ta duam më shumë natyrën dhe burimet e saj që vijnë prej ZOTIT dhe i kemi keqpërdorur, të jemi më pak shpërdorues dhe më afër nevojtarëve?.

Mesazhet vijnë nga njerëzit e klerit në Shqipëri, të cilët u bëjnë thirrje edhe politikanëve, që ?të kthejnë vëmendjen nga populli, t?i gjenden pranë në këto ditë të vështira nevojtarëve dhe t?i mbështesin më shumë shtresat nevojë, duke pasur parasysh se një pjesë e tyre dhe e deputetëve janë dhe biznesmenë dhe e kanë këtë mundësi.?

Në një intervistë për Gazetën ?SI?, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Dr. Genti Kruja shprehet që në këto ditë sprove që po kalon bota, gjithsecili prej nesh, besimtari dhe ateisti, qytetari i thjeshtë dhe politika të bëjnë një reflektim të thellë.

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë është institucion,  i cili është themeluar nga komunitetet tradicionale fetare në Shqipëri më 2007, si një model i bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare në vendin tonë, model i cili po ndiqet edhe nga shtetet perëndimore. Vitin e kaluar KNFSH është ftuar në shumë konferenca dhe tribuna ndërkombëtare në Evropë dhe SHBA për të shpalosur këtë model, si dhe është vlerësuar me një çmim ndërkombëtar për promovimin e harmonisë ndërfetare në tetor 2018.

Aktualisht KNFSH bashkërendohet nga pesë komunitete fetare dhe kryetari i tij është me rotacion për një vit kreu i çdo komuniteti fetar në Shqipëri.

Gazeta SI: Zoti Kruja, prej javësh vendi është vetizoluar për të parandaluar përhapjen e Covid 19. A keni një mesazh për qytetarët në veçanti si Këshill Ndërfetar? 

Të gjitha komunitetet fetare dhe KNFSH i këshillojnë besimtarët e vet, që të zbatojnë rregullat e vendosura nga OBSH dhe qeveria shqiptare, të cilat janë në dobi të ruajtjes nga përhapja e virusit Covid 19.

Në këto ditë sprove gjithashtu, që po kalon mbarë bota, mesazhi ynë në këto kohë të pazakonta, që ndodhemi midis dy pashkëve dhe në vigjilje të muajit të Ramazanit, është që gjithsecili prej nesh, besimtari dhe ateisti, qytetari i thjeshtë dhe politika të bëjnë një reflektim, se çfarë mund të bëjmë më mirë me veten tonë, familjen tonë, vendin tonë.

Gjithsecili ka nevojë për përmirësim dhe ky përmirësim do të sjellë patjetër ndryshim në shoqëri, sepse ne kemi nevojë ta ndalim pak turravrapin drejt punëve që s?na mbarojnë kurrë, të qetësohemi dhe t?i bëjmë punët më mirë, të mendojmë më shumë dhe për tjetrin, të mos jemi kaq të pangopur dhe egoistë, ta duam më shumë natyrën dhe burimet e saj që vijnë prej ZOTIT dhe i kemi keqpërdorur, të jemi më pak shpërdorues dhe më afër nevojtarëve.

Zoti e ka krijuar çdo gjë në shërbim të krijesës së tij më të përsosur, NJERIUT. Zoti është Krijuesi i çdo gjëje dhe Ai patjetër do e largojë këtë sprovë dhe ditë më të mira do të vijnë, sepse ne besojmë, që pas vështirësisë vjen lehtësimi. Le të lutemi më shumë drejt Zotit.

 

Gazeta SI: Por ndërkohë çfarë duhet të bëjë shteti?

Shteti dhe politika duhet të investojnë më shumë në shëndetësi, sepse shëndeti është pasuria më e madhe që Zoti i ka dhënë njeriut.

Ndërkohë duhet të ketë një rritje investimesh në shërbimin social dhe shëndetësor në nivelin lokal, rritje të njësive të tyre në lagje dhe fshat, sepse ky shërbim lë për të dëshiruar. Kemi lagje të reja, që nuk kanë as ambulancë, as shkollë dhe shërbime të tjera bazë. Shërbime të tilla dhe mirëqenia e popullit janë në dorën e shtetit.

 

Gazeta SI: Pesë komunitetet fetare a po i ndihmojnë shtresat në nevojë? A janë aktive në këtë aspekt?

KNFSH aktualisht në bashkëpunim dhe me institucione zyrtare shtetërore dhe organizata ndërkombëtare ka ndërmarrë disa nisma, të cilat konsistojnë në ndihma humanitare për familjet në nevojë, sidomos ata me të moshuar dhe jetimë, familje në nevojë të zonës së tërmetit, si dhe mjete spitalore për frontin e parë të luftës kundër virusit, gjë për të cilën jemi në kontakt dhe me Ministrinë e Shëndetësisë. Ndërkohë të gjitha komunitetet fetare janë aktivë në shpërndarjen e mijëra pakove ndihma humanitare.

Gazeta SI: Ndërkohë Shkodra po kthehet në një vatër të zgjeruar të infeksionit dhe duket sikur njerëzit aty nuk kanë bashkëpunim me institucionet. A keni folur me përfaqësues të komunitetit fetar në atë qytet se çfarë po ndodh?

Komunitetet fetare ishin të parat që morën masat institucionale në mënyrë të pavarur, menjëherë pas shfaqjes së rasteve të para të të infektuarve me Covid 19, duke mbyllur pa afat objektet e kultit, kishat dhe xhamitë për shërbesa, lutje dhe falje në grupe, duke e vlerësuar karantinën, si mjetin më efikas për parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

Në Shkodër ka ndodhur diçka që i takon ekspertëve të flasin më specifikisht se pse ndodhi kjo, por mendoj se edhe boshllëku institucional, i krijuar pas zgjedhjeve lokale në bashki dhe moskoordinimi midis institucioneve për arsye politike, bëri që ndoshta edhe masat zyrtare të mos kishin efektin e duhur. Tashmë jam i bindur se pas këtyre pasojave dhe masave shtesë të marra nga organet kompetente, do ta ulin rrezikun e përhapjes më tej të kësaj situate, duke u ndihmuar edhe nga qytetarët.

 

Gazeta SI: A keni një mesazh për politikanët?

Politikanët të kthejnë vëmendjen nga populli, t?i gjenden pranë në këto ditë të vështira nevojtarëve dhe t?i mbështesin më shumë shtresat nevojë, duke pasur parasysh se një pjesë e tyre dhe e deputetëve janë dhe biznesmenë dhe e kanë këtë mundësi.

 

Gazeta SI: Po për te pasurit?

Është koha për solidaritet social dhe humanitar. Askujt nuk i pakësohet pasuria se ndihmon nevojtarët. Atyre që bëjnë diçka të tillë Zoti do t?i japë begati e mirësi. Le të mos kursehen në nisma të tilla, sepse sot është koha e ndihmës dhe gjendjes pranë nevojtarëve e sidomos të moshuarve.

 

Gazeta SI: Shumë qytetarë janë në kufijtë e mbijetesës, si mund të ndihmohen ata që tani janë të mbyllur në shtëpi?

Komunitetet fetare prej 30 vitesh të ringritur nga hiri i persekutimit dhe shkatërrimit komunist kanë një kontribut të jashtëzakonshëm në shoqërinë shqiptare dhe përtej saj, sidomos në arsim, ku kanë edukuar qindra mijëra të rinj, si qytetarë të dobishëm të vendit të tyre, por edhe të botës.

Janë pikërisht këto të rinj dhe të reja, pjesë e komuniteteve fetare që kanë marrë nisma për të ndihmuar sadopak, sidomos familjet që kanë vetëm të moshuar. Komunitetet fetare kanë databaset më të rregullta në çdo cep të Shqipërisë, ku shërbejnë, jo vetëm me objektet e kultit, por edhe me institucionet arsimore dhe humanitare.

Në këto kohë shumë kisha, xhami dhe teqe janë bërë vendstrehim jo vetëm për disa familje që humbën shtëpitë në kohën e tërmetit të nëntorit 2019, por edhe pika shpërndarje të ndihmave humanitare.

Lusim Zotin, që kjo situatë të kalojë sa më shpejt e me sa më pak dëme!

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
English