Home
Zhvillohet mbledhja e Bordit Ekzekutiv të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë

Zhvillohet mbledhja e Bordit Ekzekutiv të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë

Me datë 15 shkurt 2024 është zhvilluar mbledhja e Bordit Ekzekutiv të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë e mbajtur në Qendrën e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe moderuar nga Sekretari i Përgjithshëm Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja.

Në këtë takim morën pjesë anëtarë të Bordit Ekzekutiv, përfaqësues të pesë komuniteteve fetare në vend. Gjatë kësaj mbledhjeje ata diskutuan rreth hartimit të një plani strategjik 5 vjeçar 2024-2028 për Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë, problematikave të përbashkëta, si emigrimi masiv i të rinjve, sfidat e familjes, etj., për të cilat KNFSH me të gjithë instancat e saj do të angazhohet fort për të rritur kontributin dhe ngritur zërin në mbështetje të çdo nisme në mbrojtje të shoqërisë sonë dhe vlerave fetare dhe kombëtare.

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
English