Home
Mblidhet Departamenti i Gruas dhe Departamenti i Rinisë në KNFSH

Mblidhet Departamenti i Gruas dhe Departamenti i Rinisë në KNFSH

Ditën e enjte më 22 shkurt 2024 janë mbledhur në një takim të veçantë Departamenti i Gruas dhe Rinisë në Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë.

Anëtarët e dy departamenteve, pjesë e pesë komuniteteve të ndryshme fetare, të cilët bashkërendojnë Këshillin Ndërfetar janë mbledhur këtë javë pas takimeve që janë zhvilluar disa ditë më parë nga Bordi i Presidencës dhe Bordi Ekzekutiv në KNFSH.

Mbledhja e drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i KNFSH-së Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja ka vijuar sipas agjendës së përcaktuar më parë, ku si fillim është bërë një pasqyrë e aktiviteteve të periudhës 2023-2024 dhe më pas ka prezantuar vendimin e fundit të Bordit të Presidencës, emërimin e znj. Sonila Dedja, si Përgjegjëse e Departamentit të Gruas për vitin 2024 në bazë rotacioni, mbështetur në vendimin nr. 5, pika 3.c, dt. 16.01.2020.

Më pas takimi ka vijuar me prezantimet e anëtarëve të Klubit Rinor në kuadër të angazhimit të tyre në projektin e mbështetur nga organizata ndërkombëtare GCERF.

Anëtarët e departamenteve kanë propozuar disa pika në lidhje me hartimin e planit strategjik 5 vjeçar për periudhën 2024-2029, ku janë pjesë e grupit të punës së bashku me anëtarë të Bordit Ekzekutiv dhe Komisionit të Arsimit në KNFSH.

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
English