Home
Këshilli Ndërfetar në Fronëzimin e Kryepeshkopit të Shqipërisë

Këshilli Ndërfetar në Fronëzimin e Kryepeshkopit të Shqipërisë

Në një moment historik për Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë dhe mbarë vendin, liderët e të gjitha komuniteteve fetare në Shqipëri u bashkuan në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë për të marrë pjesë në Fronëzimin e Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Joanit.
Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast morën pjesë anëtarët e Bordit të Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, njëkohësisht krerë të të gjitha komuniteteve fetare në vend, Mons. Dom Gjergj Meta, Kryetar i KNFSH-së dhe President i KISH – Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, kryetar i Muslim Community of Albania, H. Dede Edmond Brahimaj, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Pastor Ergest Biti, kryetar i Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë, si dhe Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja, Sekretar i Përgjithshëm i KNFSH-së dhe President i ENIB Religions for Peace Europe. Që prej zgjedhjes së tij si kreu i Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Joani është tashmë dhe anëtar i Bordit të Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë.
Prania e liderëve të të gjitha komuniteteve fetare në Shqioëri, dëshmoi edhe një herë frymën e harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare, që e karakterizon vendin tonë. Së bashku me hierarkë dhe delegacione të Kishave Ortodokse nga e gjithë bota, krerë shtetërorë, akademikë, diplomatë dhe besimtarë të shumtë, krerët fetarë u bashkuan në lutje dhe uruan për një shërbesë të bekuar të Kryepeshkopit të ri.
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë e përshëndet këtë ngjarje të rëndësishme dhe uron që mesazhi i paqes, dashurisë dhe mirëkuptimit të vazhdojë të udhëheqë shoqërinë tonë.
Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
English