Home
Aktivitet ndërfetar në mbrojtje të mjedisit

Aktivitet ndërfetar në mbrojtje të mjedisit

Akademikë ndërkombëtarë mbjellin simbolikisht një selvi në shenjë edukimi për mjedisin dhe paqen nëpërmjet bashkëpunimit ndërfetar

Me dt. 11 prill 2025 në kuadër të një takimi ndërkombëtar të programit Erasmus+ me titull ?Përballja me Sfidat Globale: Edukimi për Mjedisin dhe Paqen nëpërmjet Bashkëpunimit Ndërfetar në Trajnimin e Mësuesve të Fesë?, një delegacion studiuesish dhe akademikësh, pedagogë dhe përfaqësues të komuniteteve fetare nga vende të ndryshme të botës kanë zhvilluar disa takime dhe aktivitete për gjatë tre ditëve të qëndrimit të tyre në Shqipëri, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërfetar dhe rritjen e ndërgjegjësimit për çështjet mjedisore dhe të paqes nëpërmjet edukimit dhe arsimit.

Një nga aktivitetet kryesore të këtyre ditëve ishte dhe simpoziumi ndërfetar i organizuar në bashkëpunim me Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë me temë: ?Roli i Aktorëve të Besimit në Përgjegjësinë ndaj Klimës dhe Mbrojtjen e Mjedisit: Rasti i Shqipërisë?.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve gjatë një prej seancave të zhvilluar dhe në Kishën Katolike në Shqipëri, si kryesuesja e Presidencës së KNFSH për këtë vit, anëtarët e këtij delegacioni kanë mbjellë dhe një selvi në oborrin e Arqipeshkvisë së Tiranës, aty ku 30 vjet më parë liderët e komuniteteve fetare mbollën nga një selvi me rastin e hedhjes së themeleve të kompleksit të Arqipeshkvisë dhe Katedrales Katolike.

Ky partneritet vjen si një bashkëpunim midis 5 universiteteve nga vende të ndryshme të botës si:

  • Kolegji Universitar Bedër, Shqipëri
  • Universitat Internacional de Catalunya (UIC Barcelona) (Universiteti Ndërkombëtar i Katalonjës ? UIC Barcelona, Spanjë)
  • Universität Augsburg (Universiteti i Augsburgut, Gjermani)
  • International Islamic University Malaysia (IIUM) (Universiteti Ndërkombëtar Islam i Malajzisë, Malajzi)
  • KPH Wien/Krems ? Kirchliche Pädagogische Hochschule Wien (Kolegji Pedagogjik i Kishës Vjenë

 

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
English