Home
Zhvillohet Mbledhja e Departamentit të Gruas dhe të Rinisë të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë

Zhvillohet Mbledhja e Departamentit të Gruas dhe të Rinisë të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë

Tiranë, 29 maj 2025 – Në ambientet e Arqipeshkvisë Tiranë-Durrës u zhvillua sot një takim i rëndësishëm mes anëtarëve të Departamentit të Gruas dhe atij të Rinisë të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë (KNFSH).

Gjatë takimit u diskutua mbi ide të reja bashkëpunimi dhe u propozuan projekte konkrete që synojnë angazhimin e të rinjve dhe mbështetjen e familjeve në nevojë. Qëllimi i këtyre projekteve është të forcohet puna e përbashkët për të mirën e komuniteteve dhe të shoqërisë shqiptare.

Në përputhje me rotacionin e miratuar nga Bordi i Presidencës, përgjegjëse për Departamentin e Gruas dhe Rinisë për këtë vit do të jetë Motër Ermira Koleci, e cila e merr këtë detyrë nga znj. Sonila Rembeci.

Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërfetar dhe fuqizimin e rolit të grave dhe të rinjve në ndërtimin e një shoqërie të bazuar në mirëkuptim, solidaritet dhe vlera të përbashkëta. Takimi përfundoi me një angazhim të përbashkët për konkretizimin e ideve në veprime të prekshme në terren.

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
English