Home
Shtegtarë të shpresës, ndërtues të paqes

Shtegtarë të shpresës, ndërtues të paqes

?Ecni përpara e jini të guximshëm! Bëhuni ?det? i mirësisë për t?u përballur me varfëritë e sotme moderne me një sinergji solidare; bëhuni një ?port? mikpritës për të përqafuar ata që kërkojnë një të ardhme më të mirë; bëhuni një ?far? paqeje për të ndriçuar humnerat e errëta të dhunës dhe luftës përmes kulturës së takimit…? (Papa Françesku, Marsejë 2023)

Në vijim të takimit me të rinjtë që u zhvillua në shtator 2023 me Papa Françeskun në Marsejë dhe në kuadër të 10 vjetorit të vizitës së tij në Tiranë në shtator 2014, Shqipëria ka mirëpritur takimin e radhës MED 24 në Tiranë përgjatë muajit shtator 2024. Në këtë takim disa ditor morën pjesë 50 te rinj nga 25 vende të Mesdheut dhe Detit te Zi.

Me datë 17 shtator Prof. Genti Kruja, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë ka mbajtur një leksion të hapur me temë: ?Brenda Mesdheut: histori dhe fe, dialog dhe paqe?, ku ka folur rreth historisë së dialogut ndërfetar në Shqipëri, duke ndarë më të rinjtë shembuj të shumtë nga historia e vendit tonë. Në aktivitetin e mbajtur në Pallatin e Kongreseve dhe moderuar nga P. Alexis Leproux, Vikar Episkopal për Marrëdhëniet me Mesdheun në Dioqezën e Marsejës ka mbajtur gjithashtu një leksion edhe Prof. Adrian Ndreca. Tubimi është përshëndetur nga Mons. Arjan Dodaj, Arqipeshkv i Arqipeshkvisë Tiranë-Durrës, i cili në fund ka falënderuar dhe dy lektorët për kontributin dhe mesazhet e dhëna.

Te rinjtë pjesëmarrës vinin nga vende te ndryshme si: Maroku, Algjeria, Tunizia, Egjipti, disa vende të Lindjes së Mesme, Turqia, Armenia, Gjeorgjia, Rumania, Bullgaria, Greqia, Kroacia, Kosova, Bosnje Hercegovina, Malta, Italia, Spanja dhe Shqipëria. Ata i përkisnin besimeve te ndryshme fetare.

Takimi i Mesdheut 24, kishte për qëllim të nxiste dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet të rinjve nga rajoni i Mesdheut për të adresuar sfidat dhe mundësitë e përbashkëta ne krijimin  një kulture solidare që promovon Paqe dhe Shpresë. Programi synonte gjithashtu të forconte bashkëpunimin midis të rinjve dhe vendeve pjesëmarrëse, duke promovuar përvoja pozitive dhe duke njohur disa realitete në Shqipëri dhe në rajon përmes një sërë aktivitetesh dhe vizitash.

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
Tags:
English