Home
KNFSH shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut në Nunciaturën Apostolike

KNFSH shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut në Nunciaturën Apostolike

Krahas krerëve të komuniteteve fetare në vendin tonë, një delegacion i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë me datë 24 prill 2025 zhvilloi një vizitë zyrtare në Nunciaturën Apostolike në Tiranë për të shprehur ngushëllimet e thella për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.

Delegacioni i përbërë nga Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja, Sekretar i Përgjithshëm i KNFSH-së dhe anëtarë të Departamentit të Gruas dhe Departamentit të Rinisë në KNFSH, u prit nga i ngarkuari me punë i Vatikanit në Shqipëri Mons. Ionut Paul Strejac, i cili falënderoi përfaqësuesit e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë për solidaritetin dhe vizitën e zhvilluar.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e Këshillit Ndërfetar vlerësuan figurën e Papa Françeskut si një simbol i përulësisë, paqes dhe dialogut ndërfetar. Ata shprehën mirënjohjen për përkushtimin e tij ndaj të varfërve, drejtësisë sociale dhe afrimit të komuniteteve fetare në frymën e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë.

?Papa Françesku ishte një zë i fuqishëm për dialogun, pajtimin dhe paqen mes njerëzve të besimeve të ndryshme, i cili ngriti zërin  ndaj mizorive dhe padrejtësive në botë?, – u shpreh z. Kruja gjatë takimit.

Kjo vizitë është një dëshmi e angazhimit të pandërprerë të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë në mbështetje të harmonisë fetare dhe në forcimin e lidhjeve ndërmjet komuniteteve të ndryshme fetare në vend dhe më gjerë./24.04.2025

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
English