Strasburg, Prill 2025
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë është përfshirë si pjesë aktive në rrjetin e ri evropian të nismave për dialog ndërfetar, të krijuar nga Komiteti për Dialogun Ndërfetar i Konferencës së Organizatave Joqeveritare Ndërkombëtare në Këshillin e Evropës.
Ky rrjet synon të promovojë modele bashkëjetese paqësore dhe dialogu ndërmjet komuniteteve me tradita të ndryshme fetare dhe filozofike, në një kohë kur konfliktet, racizmi në rritje dhe krizat mjedisore kërcënojnë kohezionin shoqëror. Për të ndihmuar në publikimin dhe rrjetëzimin e këtyre iniciativave pozitive, Këshilli i Evropës ka krijuar një platformë të dedikuar: www.niric-dialogue.eu.
Pjesëmarrja e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë në këtë nismë përbën një vlerësim të kontributit të Shqipërisë në promovimin e bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare, një model unik në rajon dhe më gjerë. KNFSH me anë të kësaj platforme do të ndihmojë në ndarjen e përvojave shqiptare për harmoninë ndërfetare, si dhe në përforcimin e praktikave të dialogut dhe mirëkuptimit reciprok në kuadër të rrjetit evropian. Vlen të theksohet që Këshilli Ndërfetar është pjesë e aleancës evropian dhe asaj botërore ?Religions for Peace?, ku Sekretari i Përgjithshëm i tij Prof. Asoc. Genti Kruja është zgjedhur këtë vit dhe si President i ?Religions for Peace, Europe?.
Ndërkohë Shqipëria është anëtare e Këshillit të Evropës që prej datës 13 korrik 1995.
Për më shumë informacion:
www.coe.int/en/web/ingo/interreligious-and-interconvictional-dialogue
https://niric-dialogue.eu/2025/04/17/interreligious-council-of-albania-irca/