Home
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë dhe Presidenti Begaj zhvillojnë homazhe në Vatikan për Papa Françeskun

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë dhe Presidenti Begaj zhvillojnë homazhe në Vatikan për Papa Françeskun

Vatikan, 25 Prill 2025 ? Një delegacion i lartë nga Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, i përbërë nga krerët e komuniteteve fetare të vendit, zhvilloi sot homazhe në Vatikan për Papa Françeskun. Delegacioni i kryesuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, shoqërohej dhe nga kardinali shqiptar Mons. Ernest Simoni në një akt simbolik nderimi dhe mirënjohjeje për jetën dhe veprën e Papa Françeskut.

Homazhet u mbajtën në një ceremoni të veçantë në selinë e Shenjtë, ku u theksua roli i Papës Françesku si një udhëheqës shpirtëror i përkushtuar ndaj paqes, drejtësisë sociale dhe dialogut ndërfetar. Presidenti Begaj dhe liderët fetarë shprehën respektin e thellë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në forcimin e marrëdhënieve ndërfetare dhe promovimin e vlerave universale njerëzore.

Në këtë vizitë të rëndësishme, u nënvizua edhe shembulli unik i bashkëjetesës fetare në Shqipëri, si një model frymëzues për gjithë botën, një vlerë që Papa Françesku ka vlerësuar në mënyrë të veçantë gjatë pontifikatit të tij.

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
English