Home
Ngushëllim për kalimin në amshim të Mons. Luigi Bonazzi

Ngushëllim për kalimin në amshim të Mons. Luigi Bonazzi

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë me pikëllim të thellë mori lajmin e kalimit në amshim të Mons. Luigi Bonazzi, ish-Nuncit Apostolik në Shqipëri.

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë shpreh dhimbjen e sinqertë për largimin nga jeta të një njeriu që u bë jo vetëm një përfaqësues i denjë i Vatikanit në vendin tonë, por edhe një mik i çmuar dhe bashkëpunues i thellë i KNFSH-së dhe i të gjithë komuniteteve fetare në Shqipëri.

Gjatë viteve të shërbimit të tij diplomatik në vendin tonë, Imzot Bonazzi solli një frymë të përzemërt dhe ishte një figurë shumë e dashur për të gjithë. Ai u angazhua me zemër e përkushtim në forcimin e dialogut ndërfetar dhe ishte gjithmonë pranë nismave tona, duke na mbështetur me urtësi dhe njerëzi.

Largimi i tij lë një boshllëk të ndjeshëm, por kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten të paharruara në historinë e bashkëpunimit ndërfetar në Shqipëri dhe në zemrat tona.

Në këtë moment zie, lutjet tona shkojnë për shpirtin e tij dhe për të gjithë ata që ndajnë këtë humbje, Selinë Apostolike dhe Kishën Katolike në Shqipëri.

Ngushëllime të përzemërta.

Inter-religious Council of Albania

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
English