Home
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë merr pjesë në ceremoninë mortore të Papa Françeskut

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë merr pjesë në ceremoninë mortore të Papa Françeskut

Një delegacion i lartë i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, i përbërë nga krerët dhe drejtuesit e komuniteteve fetare në vend, mori pjesë në ceremoninë zyrtare të varrimit të Papa Françeskut, e zhvilluar më 26.04.2025 në Vatikan.

Delegacioni përbëhej nga:

  • Bujar Spahiu, Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë
  • Fortlumturia e Tij Joani, Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë
  • Arjan Dodaj, Arqipeshkv i Tiranës dhe Durrësit
  • Dede Edmond Brahimaj, Kryegjysh Botëror i Bektashinjve
  • Pastor Ergest Biti, Chairman of the Evangelical Alliance of Albania
  • Asoc. Dr. Genti Kruja, President i Këshillave Ndërfetare të Europës, (Religions for Peace, Europe).

Pjesëmarrja e këtij delegacioni të përbashkët shpreh respektin, mirënjohjen dhe nderimin e thellë të komuniteteve fetare shqiptare për jetën dhe veprën e Papa Françeskut, i cili gjatë gjithë pontifikatit të tij mbrojti paqen, dialogun ndërfetar dhe dinjitetin njerëzor.

Në këtë moment historik, përfaqësuesit shqiptarë përcollën ngushëllimet më të sinqerta në emër të të gjithë komuniteteve fetare të Shqipërisë, duke theksuar se vlerat dhe mesazhi i Papa Françeskut për paqe, solidaritet dhe dashuri universale do të mbeten një frymëzim i përhershëm për mbarë njerëzimin.

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
English