Home
Zhvillohet mbledhja e radhës e Departamentit të Gruas dhe Departamentit të Rinisë në KNFSH

Zhvillohet mbledhja e radhës e Departamentit të Gruas dhe Departamentit të Rinisë në KNFSH

Departamenti i Gruas dhe Departamenti i Rinisë në Këshilli Ndërfetar të Shqipërisë ka zhvilluar një takim të radhës në ambientet e Universitetit Bedër. Në mbledhjen e drejtuar nga përgjegjësja e departamenteve znj. Sonila Rembeci merrnin pjesë anëtarë të Departamentit të Gruas dhe Departamentit të Rinisë, përfaqësues të pesë komuniteteve fetare në vend.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja ka bërë një përshkrim të aktiviteteve të zhvilluara këtë vit, si dhe ka përshkruar disa nga prioritetet në vazhdim.

Gjatë këtij takimi anëtarët e dy departamenteve kanë folur dhe diskutuar rreth punës së bërë për hartimin e planit strategjik të punës për Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë për pesë vitet e ardhshme, i cili do të finalizohet në fund të këtij viti pasi të miratohet dhe nga Bordi i Presidencës së KNFSH-së.

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
English