{"id":409,"date":"2019-02-23T12:02:54","date_gmt":"2019-02-23T12:02:54","guid":{"rendered":"http:\/\/knfsh.al\/?p=409"},"modified":"2019-02-23T23:36:24","modified_gmt":"2019-02-23T23:36:24","slug":"globalizmi-dialogu-feja-dhe-metafizika","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/knfsh.al\/en\/globalizmi-dialogu-feja-dhe-metafizika\/","title":{"rendered":"Globalizmi, dialogu, feja dhe metafizika"},"content":{"rendered":"\n<p>nga&nbsp;<strong>Dr. Genti Kruja<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i K\u00ebshillit Nd\u00ebrfetar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb <\/p>\n\n\n\n<p><strong>Abstrakt<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"justify-text\"><em>Sipas studiuesve t\u00eb shkencave sociale, vlerat baz\u00eb t\u00eb shekullit XXI jan\u00eb modernizmi, pluralizmi, individualizmi dhe feja. Disa pretendojn\u00eb q\u00eb modernizmi i ka b\u00ebr\u00eb nj\u00ebsh jet\u00ebn vetjake dhe shoq\u00ebrore, duke krijuar forma t\u00eb reja t\u00eb jet\u00ebs fetare, kulturore dhe pluralizmit politik. Megjith\u00ebse trajtohet me pik\u00ebpamje t\u00eb ndryshme, modernizmi ka krijuar dy n\u00ebnfenomene ideologjike: zhvillimin dhe globalizmin. Shum\u00eb teoricien\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrshkruar modernizmin prej perspektiv\u00ebs s\u00eb shtimit t\u00eb sovranitetit njer\u00ebzor p\u00ebrtej kufirit t\u00eb tij dhe p\u00ebrparimit t\u00eb shkenc\u00ebs. Kjo lidhje e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e vendosur midis shkenc\u00ebs, nga nj\u00ebra an\u00eb, dhe aft\u00ebsive e sovranitetit, nga ana tjet\u00ebr, ka treguar mund\u00ebsin\u00eb, q\u00eb u jepet shteteve t\u00eb fuqishme p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb forma t\u00eb reja t\u00eb dominimit t\u00eb vendeve dhe popujve t\u00eb tjer\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"justify-text\"><em>Meq\u00eb globalizmi ka nj\u00eb kuptim t\u00eb till\u00eb ideologjik, shum\u00eb e shohin t\u00eb jet\u00eb thjesht nj\u00eb imperializ\u00ebm klasik n\u00ebn nj\u00eb em\u00ebr tjet\u00ebr. Ideologjik ose jo, globalizmi ka shkaktuar nj\u00eb ndryshim themelor n\u00eb t\u00eb gjitha fushat, nga ato ekonomike dhe t\u00eb shkencave shoq\u00ebrore, n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e politik\u00ebs, n\u00eb fush\u00ebn e ligjeve, n\u00eb historin\u00eb dhe gjeografin\u00eb e administrimit t\u00eb shtetit. N\u00eb fakt, globalizmi ka vulgarizuar pasurin\u00eb, teknologjin\u00eb, pluralizmin demokratik, prodhimin dhe konsumin. Dhe pas k\u00ebsaj, p\u00ebrs\u00ebri, ka ndihmuar t\u00eb shpalosen t\u00eb gjitha llojet e p\u00ebrdhosjes: njer\u00ebzore, mjedisore, ose politike. Varf\u00ebria, ndotja ekologjike, arm\u00ebt e shkat\u00ebrrimit n\u00eb mas\u00eb, terrorizmi dhe dhuna jan\u00eb globalizuar jo pak.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>1. Globalizmi<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"justify-text\">Globalizimi i dijeve, pushteteve dhe teknologjive \u00ebsht\u00eb pasuar prej teoris\u00eb s\u00eb nj\u00eb konflikti t\u00eb mundsh\u00ebm midis kulturave dhe qytet\u00ebrimeve. P\u00ebr pasoj\u00eb, t\u00eb gjitha k\u00ebto, q\u00eb jan\u00eb rezultat i modernizmit apo globalizmit, kan\u00eb vendosur nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh konceptesh n\u00eb rend t\u00eb dit\u00ebs. Shum\u00eb koncepte jan\u00eb p\u00ebrcaktuar ose rip\u00ebrcaktuar brenda kontekstit t\u00eb modernizmit, demokracis\u00eb dhe pluralizmit: t\u00eb qen\u00ebt njer\u00ebzor, individualizmi, liria e t\u00eb menduarit, feja, politika, shoq\u00ebria dhe toleranca kulturore, konflikti me konkurrenc\u00ebn, dialogu me konfliktet, etj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"justify-text\">Nuk ka dyshim se bota sot ka nevoj\u00eb, me shum\u00eb urgjenc\u00eb, p\u00ebr dialog nd\u00ebrmjet kulturave dhe qytet\u00ebrimeve m\u00eb tep\u00ebr se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. Shkenca dhe teknologjia e armatimeve \u2013 mbase jo krejt\u00ebsisht, por n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse \u2013 mund t\u00eb jet\u00eb e shqet\u00ebsuar prej shp\u00ebrdorimit t\u00eb saj p\u00ebr manipulime ideologjike. Ky lloj i manipulimit ideologjik t\u00eb shkenc\u00ebs dhe teknologjis\u00eb, p\u00ebrhap dhe p\u00ebrgjith\u00ebson k\u00ebrc\u00ebnimet fetare, kulturore, shoq\u00ebrore si dhe dallimet krahinore e etnike. Reagimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha kund\u00ebr globalizmit vijn\u00eb nga vendet n\u00eb zhvillim. Ky reagim nuk mund t\u00eb shihet si nj\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigje ndaj modernizmit. Dimensionet ideologjike t\u00eb modernizmit jan\u00eb perceptuar, n\u00eb nj\u00eb sens t\u00eb gjer\u00eb, si nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim ndaj feve, komb\u00ebsive, historis\u00eb, kultur\u00ebs dhe identitetit. At\u00ebher\u00eb nj\u00eb situat\u00eb e till\u00eb mund t\u00eb shkaktoj\u00eb grindje t\u00eb reja n\u00eb konfliktet e ngjallura.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"justify-text\">Nga nj\u00ebra an\u00eb, p\u00ebr pothuajse nj\u00eb \u00e7erek shekulli, platformat e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare kan\u00eb d\u00ebshmuar nj\u00eb proces me diskutime t\u00eb ashpra, t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe me nj\u00eb rrezik t\u00eb madh, t\u00eb till\u00eb si nj\u00eb p\u00ebrplasje qytet\u00ebrimesh. Me ngjyrimet e tyre politike dhe ideologjike, k\u00ebto jan\u00eb teza q\u00eb kan\u00eb ardhur nga shekuj t\u00eb trazuar. Tezat e Hantingtonit p\u00ebr konfliktin e qytet\u00ebrimeve kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe kan\u00eb fituar nj\u00eb vend t\u00eb gjer\u00eb dhe shum\u00eb fundamental n\u00eb diskutimet globale t\u00eb tre dekadave t\u00eb fundit. Jehona dhe efektet e k\u00ebsaj teorie n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare vazhdojn\u00eb akoma.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"justify-text\">K\u00ebshtu, urrejtja ushqehet nga ndjenja si, frika, pasiguria, pak\u00ebnaq\u00ebsia e padrejt\u00ebsia. K\u00ebsaj i shtohet edhe prirja q\u00eb kan\u00eb njer\u00ebzit p\u00ebr t\u00eb besuar n\u00eb nj\u00eb faj\u00ebsi kolektive me t\u00eb gjitha pasojat negative q\u00eb t\u00ebrheq pas vetes. Po k\u00ebshtu, shpesh, justifikohen aktet terroriste, duke i b\u00ebr\u00eb thirrje faj\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb kolektive. Sigurisht, urrejtja fetare nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja form\u00eb e urrejtjes, por, meq\u00eb pranohet se feja duhet t\u00eb ket\u00eb pron\u00eb t\u00eb saj dashurin\u00eb dhe toleranc\u00ebn, urrejtja fetare \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr revoltuese.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"justify-text\">Krahas k\u00ebtyre ka gjithashtu edhe nj\u00eb instrumentalizim t\u00eb fes\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime politike. Luft\u00ebrat e viteve \u201890, n\u00eb ish-Jugosllavi, jan\u00eb nj\u00eb ilustrim tragjik, se si mund t\u00eb p\u00ebrdoret feja n\u00eb nj\u00eb konflikt p\u00ebr interesa etno \u2013 politike.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre dy tipave t\u00eb dhun\u00ebs kemi edhe nj\u00eb p\u00ebrmas\u00eb t\u00eb tret\u00eb t\u00eb saj; dhuna kulturore. K\u00ebtu kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me disa aspekte t\u00eb kultur\u00ebs, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me sfer\u00ebn simbolike t\u00eb ekzistenc\u00ebs son\u00eb, q\u00eb shprehet nga feja dhe ideologjia, gjuha dhe arti etj., q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb legjitimuar dhun\u00ebn direkte ose strukturore.<a href=\"http:\/\/zaninalte.al\/2019\/02\/globalizmi-dialogu-feja-dhe-metafizika\/#_ftn1\">[1]<\/a><\/p>\n\n\n\n<p class=\"justify-text\">At\u00ebher\u00eb, a nuk kemi mund\u00ebsi t\u00eb lexojm\u00eb brenda k\u00ebtij konteksti, si dhe atij t\u00eb modernizmit dhe globalizmit nj\u00eb synim t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb? A mundet q\u00eb modernizmi dhe globalizmi t\u00eb mos realizojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb konstruktivitet? A mundet q\u00eb ata t\u00eb mos p\u00ebrqendrohen m\u00eb shum\u00eb te vlerat njer\u00ebzore dhe etike? Ata q\u00eb mendojn\u00eb t\u2019u p\u00ebrgjigjen k\u00ebtyre pyetjeve, p\u00ebrpiqen t\u2019i minimizojn\u00eb ato ose t\u2019i shohin thjesht si nj\u00eb problem p\u00ebr t\u2019u perceptuar. A jan\u00eb modernizmi dhe globalizmi, n\u00eb fakt, fenomene kaq t\u00eb thjeshta q\u00eb ta minimizojn\u00eb problemin thjesht p\u00ebr t\u2019u perceptuar dhe p\u00ebr t\u2019u kuptuar? Globalizmi dhe modernizmi, n\u00eb terma ideologjike, jan\u00eb kuptuar nga popujt, kombet dhe qytet\u00ebrimet e ndryshme, si mund\u00ebsi p\u00ebr p\u00ebrplasje kulturash. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, k\u00ebto teza jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta me ato t\u00eb Hantingtonit (Huntington) dhe Fukujamas (Fukuyama), q\u00eb deri diku parashikimet e tyre, duken sikur marrin jet\u00eb n\u00eb skaje t\u00eb ndryshme t\u00eb globit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"justify-text\">N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, bashk\u00eb me problemet kronike t\u00eb qytet\u00ebrimit modern, t\u00eb tilla si p\u00ebrhapja e terrorizmit global, dhuna dhe arm\u00ebt e shkat\u00ebrrimit n\u00eb mas\u00eb, t\u00eb cilat shkojn\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb tezave t\u00eb konflikteve, ka edhe p\u00ebrpjekje serioze, q\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje p\u00ebrputhjet midis shoq\u00ebrive me kultura dhe qytet\u00ebrimeve t\u00eb ndryshme, q\u00eb arrihen p\u00ebrmes demokracis\u00eb, toleranc\u00ebs, dashuris\u00eb dhe dialogut. K\u00ebto kan\u00eb spikatur m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb \u00e7erekun e fundit t\u00eb shekullit XX. K\u00ebto p\u00ebrpjekje nuk kan\u00eb shkaktuar, direkt ose indirekt, ndonj\u00eb konflikt t\u00eb brendsh\u00ebm me modernizmin ose globalizmin. Ato kan\u00eb prodhuar m\u00eb shum\u00eb vlera etike universale dhe themelore njer\u00ebzore, si edhe dinamiz\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kap\u00ebrcyer aspektet negative t\u00eb modernizmit dhe globalizmit. Fatmir\u00ebsisht iniciativa t\u00eb tilla p\u00ebr dialog midis qytet\u00ebrimeve dhe kulturave kan\u00eb qen\u00eb miratuar gjithmon\u00eb prej shumic\u00ebs, kurse p\u00ebr disa kan\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb vet\u00ebm zhurm\u00eb mediatike dhe asgj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"justify-text\">Por nj\u00eb pjes\u00eb e medias nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke mos iu p\u00ebrmbajtur etik\u00ebs dhe vlerave njer\u00ebzore, ka popullarizuar pa m\u00ebshir\u00eb dhe pa maturi vet\u00ebm terroriz\u00ebm, dhun\u00eb, shkat\u00ebrrim vlerash e rezultatesh dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, fatkeq\u00ebsisht, ka zmadhuar numrin e k\u00ebtyre mb\u00ebshtet\u00ebsve. Reagimin e ashp\u00ebr kund\u00ebr tezave t\u00eb Hantingtonit, n\u00eb fakt, e shfaqi nevoja e zjarrt\u00eb p\u00ebr konkurrenc\u00eb dhe dialog, ndon\u00ebse veprimet konkrete, q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb v\u00ebnies s\u00eb themeleve p\u00ebr konkurrenc\u00ebn dhe dialogun, jan\u00eb fare pak p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrmendur, ose p\u00ebrpjekje t\u00eb tilla nuk kan\u00eb pasur efekt global. Arsyet e k\u00ebtij q\u00ebndrimi t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb heshtur dhe indiferent duhen k\u00ebrkuar n\u00eb efektet e transformimeve moderniste te njer\u00ebzit dhe shoq\u00ebria.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"justify-text\">Modernizmi ka nxitur individualitetin, materializmin dhe instinktet vetjake t\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb kund\u00ebrshtim me shoq\u00ebrin\u00eb, i ka larguar njer\u00ebzit nga gj\u00ebra, q\u00eb ata mbajn\u00eb t\u00eb shenjta, humane dhe etike. Kur v\u00ebshtrojm\u00eb degradimin e shoq\u00ebris\u00eb, ajo q\u00eb kuptohet \u00ebsht\u00eb se p\u00ebr \u00e7far\u00ebdolloj arsye, gjith\u00e7ka p\u00ebrfundon te problemi i njeriut. Kur njer\u00ebzit jan\u00eb destruktiv\u00eb, t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm, armiq\u00ebsor\u00eb dhe agresiv\u00eb, at\u00ebher\u00eb ata skllav\u00ebrojn\u00eb bashk\u00ebsin\u00eb shoq\u00ebrore dhe njer\u00ebzore n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb edhe vet\u00eb. Rruga p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar qytet\u00ebrimin bashk\u00ebkohor prej shkat\u00ebrrimit t\u00eb shpejt\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb riedukohen qeniet njer\u00ebzore n\u00eb baz\u00eb t\u00eb dashuris\u00eb, toleranc\u00ebs dhe dialogut, duke qen\u00eb t\u00eb bashkuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"justify-text\">Sipas Tok\u00ebvilit, \u201cNjer\u00ebzit nuk ndryshojn\u00eb shum\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb dhe n\u00eb Evrop\u00eb dhe ata kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat pasione, q\u00eb jan\u00eb karakteristike p\u00ebr gjendjen sociale demokratike; padurimi p\u00ebr fatin e tyre, shqet\u00ebsimi p\u00ebr t\u2019u dukur, d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb arritur ata q\u00eb jan\u00eb m\u00eb lart. K\u00ebt\u00eb gjendje shpirt\u00ebrore amerikan\u00ebt e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb natyr\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb tyre dhe motorin e saj, por merita e tyre \u00ebsht\u00eb se ata i kan\u00eb kanalizuar k\u00ebto p\u00ebrmes s\u00eb drejt\u00ebs, fes\u00eb, institucioneve dhe zakoneve.\u201d<a href=\"http:\/\/zaninalte.al\/2019\/02\/globalizmi-dialogu-feja-dhe-metafizika\/#_ftn2\">[2]<\/a><\/p>\n\n\n\n<p class=\"justify-text\">Materializmi, mediokriteti, individualizmi dhe izolimi, q\u00eb lindin, e marrin forc\u00ebn nga barazia e kushteve dhe p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb thelbin e m\u00ebsimit t\u00eb Tok\u00ebvilit mbi demokracin\u00eb. Nj\u00eb regjim, n\u00eb t\u00eb cilin k\u00ebto pasoja nuk zbuten, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ose nj\u00eb tjet\u00ebr, nj\u00eb regjim n\u00eb t\u00eb cilin nuk inkurajohen aft\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb larta, n\u00eb t\u00eb cilin shoq\u00ebria do t\u00eb ndalej dhe virtytet publike t\u00eb shkonin drejt shuarjes, nj\u00eb regjim i till\u00eb mund ta vinte n\u00eb dyshim mund\u00ebsin\u00eb, q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb vet\u00eb Providenca q\u00eb e krijoi.<a href=\"http:\/\/zaninalte.al\/2019\/02\/globalizmi-dialogu-feja-dhe-metafizika\/#_ftn3\">[3]<\/a><\/p>\n\n\n\n<p><strong>2. Dialogu filozofik gjat\u00eb historis\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"justify-text\">\u201c<em>Nj\u00eb civilizim nuk guxojm\u00eb ta \u00e7mojm\u00eb sipas pushtetit q\u00eb ka krijuar, po n\u00eb baz\u00eb t\u00eb asaj se sa dashuri ndaj njeriut ka shprehur n\u00eb ligjet dhe arritjet e veta<\/em>\u201d<a href=\"http:\/\/zaninalte.al\/2019\/02\/globalizmi-dialogu-feja-dhe-metafizika\/#_ftn4\">[4]<\/a>, thot\u00eb Tagore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"justify-text\">Bota ka kaluar n\u00eb faza dhe periudha t\u00eb ndryshme historie, ku paqja ka pasur si kund\u00ebrshtare luft\u00ebn, si dhe dialogu p\u00ebrplasjen. K\u00ebto kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb duke filluar q\u00eb nga individi dhe m\u00eb tej shoq\u00ebria, shtetet, kulturat dhe qytet\u00ebrimet, domosdoshm\u00ebrish kan\u00eb pasur marr\u00ebdh\u00ebnie nj\u00ebra me tjetr\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"justify-text\">Nd\u00ebrsa sot kemi ardhur n\u00eb koh\u00ebn e globalizmit dhe t\u00eb globalizimit, ku marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe dialogu nd\u00ebrkulturor, nd\u00ebretnik dhe nd\u00ebrfetar, ka marr\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb pazakonta.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"justify-text\">Debati mbi kultur\u00ebn kozmopolite fillon pa dyshim nga sqarimi i nocionit t\u00eb kozmopolitizmit n\u00eb kornizat e veta historike. Origjina e shprehjes&nbsp;<em>kozmopolitiz\u00ebm<\/em>&nbsp;dhe&nbsp;<em>kozmopolite<\/em>&nbsp;n\u00eb Evrop\u00eb rrjedh prej grek\u00ebve, sidomos nga shkolla e stoik\u00ebve dhe idealet e tyre p\u00ebr qenien njer\u00ebzore me t\u00eb drejta universale, t\u00eb cilat i ka si qytetar i \u201c<em>kozmopolisit<\/em>\u201d. Ky term ka filluar t\u00eb p\u00ebrdoret s\u00eb pari n\u00eb Evrop\u00ebn paraindustriale n\u00eb punimet e elitave intelektuale evropiane dhe ka pasur t\u00eb b\u00ebj\u00eb me universalizmin politik dhe kulturor q\u00eb ka kontestuar partikularizmin e kombeve dhe shteteve, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, dhe pretendimet e universalizmit fetar, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr. Kozmopolitizmi vjen nga fjala&nbsp;<em>kosmos<\/em>-bot\u00eb, gjith\u00ebsi, univers; dhe fjala&nbsp;<em>polis<\/em>-qytet, shtet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"justify-text\">Kultura globale nga t\u00eb gjitha an\u00ebt e bot\u00ebs, kontribut p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit gjat\u00eb mij\u00ebra viteve, p\u00ebrmes librave, pikturave, muzik\u00ebs, fes\u00eb, nd\u00ebrtimeve, zbulimeve, filozofis\u00eb, let\u00ebrsis\u00eb, etj., n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i jep legjitimitet mendimit kozmopolit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"justify-text\">Mir\u00ebpo q\u00eb t\u00eb arrijm\u00eb n\u00eb dialogun e kulturave dhe bashk\u00ebjetes\u00ebn e tyre, nj\u00eb vend t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm duhet t\u00eb luaj\u00eb edhe drejt\u00ebsia. Drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koncept filozofik, q\u00eb k\u00ebrkon qasje filozofike. Xhon Rols n\u00eb librin e tij \u201cTeoria e drejt\u00ebsis\u00eb\u201d sqaron se, \u201cDrejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb virtyti i par\u00eb i institucioneve shoq\u00ebrore, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta virtyti i par\u00eb i sistemit t\u00eb menduarit. Nj\u00eb teori sado elegante dhe ekonomike q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, duhet t\u00eb hidhet posht\u00eb ose t\u00eb ndryshohet, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e pav\u00ebrtet\u00eb, po ashtu ligjet dhe institucionet, sado efikase dhe t\u00eb rregulluara q\u00eb t\u00eb jen\u00eb, duhet t\u00eb hiqen n\u00ebse jan\u00eb t\u00eb padrejta.\u201d<a href=\"http:\/\/zaninalte.al\/2019\/02\/globalizmi-dialogu-feja-dhe-metafizika\/#_ftn5\">[5]<\/a><\/p>\n\n\n\n<p class=\"justify-text\">Drejt\u00ebsia globale nuk \u00ebsht\u00eb e mundur pa vet\u00ebdijen shoq\u00ebrore. Ajo arrihet me nxitjen e shkenc\u00ebs, arsimit dhe dituris\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar shoq\u00ebri progresive. Gjithashtu, e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrt\u00ebrihen edhe disa dije tradicionale dhe t\u00eb lidhen me arritjet bashk\u00ebkohore. Drejt\u00ebsia globale n\u00ebnkupton krijimin e shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb jodhun\u00ebs, p\u00ebrkrahjes dhe diversitetit. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr n\u00ebnkupton kultur\u00ebn e toleranc\u00ebs, bashk\u00ebpunimit, si dhe bashk\u00ebjetes\u00ebn e kulturave tradicionale dhe t\u00eb reja, stileve t\u00eb jet\u00ebs dhe mentalitetit.<a href=\"http:\/\/zaninalte.al\/2019\/02\/globalizmi-dialogu-feja-dhe-metafizika\/#_ftn6\">[6]<\/a><\/p>\n\n\n\n<p class=\"justify-text\">Kozmopolitizmi \u00ebsht\u00eb pik\u00ebs\u00ebpari nocion filozofik, q\u00eb, pa nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb thell\u00eb dhe t\u00eb bazuar, nuk mund t\u00eb z\u00ebr\u00eb vend. Kultura kozmopolite dhe drejt\u00ebsia globale edhe pse n\u00eb vetvete mund t\u00eb quhen ide utopiste, n\u00eb fakt praktikimi i metodave q\u00eb t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb dialogun dhe bashk\u00ebjetes\u00ebn e kulturave dhe diversiteteve, tregon se \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e arritshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"justify-text\">Filozofi gjerman Ode Marqurad thot\u00eb: \u201cFilozofi \u00ebsht\u00eb kur mendohet pa marr\u00eb parasysh.\u201d<a href=\"http:\/\/zaninalte.al\/2019\/02\/globalizmi-dialogu-feja-dhe-metafizika\/#_ftn7\">[7]<\/a>&nbsp;Po k\u00ebshtu kjo mund t\u00eb thuhet edhe p\u00ebr kultur\u00ebn kozmopolite, pjes\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe filozofia, t\u00eb mendosh pa marr\u00eb parasysh kufizimet, t\u00eb mendosh pozitivisht dhe t\u00eb mendosh kthjell\u00ebt. As drejt\u00ebsia globale nuk \u00ebsht\u00eb prodhim i pamundur i t\u00eb menduarit t\u00eb till\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p><strong>3. Nj\u00eb v\u00ebshtrim mbi pozitivizmin dhe progresin<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"justify-text\">Revolucionet shkencore, q\u00eb ndodh\u00ebn n\u00eb Per\u00ebndim gjat\u00eb shekujve XVI-XVII, e \u00e7uan mendimin per\u00ebndimor dal\u00ebngadal\u00eb drejt nj\u00eb bashkimi me q\u00ebndrimet pozitiviste t\u00eb shekullit t\u00eb XIX, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin ideologjin\u00eb n\u00eb rritje t\u00eb asaj periudhe. Pik\u00ebpamjet mekanike t\u00eb hedhura nga Galileu, Kepler, Koperniku, Njutoni dhe Bojli, ishin t\u00eb modeluara n\u00eb p\u00ebrputhje me pik\u00ebpamjet solide materialiste dhe pozitiviste t\u00eb ndihmuara edhe nga racionalizmi. Q\u00eb nga shekulli i XIX, pozitivizmi u shnd\u00ebrrua n\u00eb ideologjin\u00eb kryesore formuese t\u00eb mendimit shkencor per\u00ebndimor.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"justify-text\">Pozitivizmi, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb sistem empirik t\u00eb filozofis\u00eb s\u00eb shkenc\u00ebs, bazohet n\u00eb p\u00ebrdorimin e v\u00ebzhgimit dhe t\u00eb eksperimentit p\u00ebr t\u00eb interpretuar dhe shpjeguar ekzistenc\u00ebn. Ai merr n\u00eb konsiderat\u00eb vet\u00ebm dijet pozitive dhe e kufizon dijen brenda perceptimit nga shqisat njer\u00ebzore. Ai hedh posht\u00eb \u00e7do rrug\u00eb tjet\u00ebr dijeje, duke theksuar se dija mund t\u00eb fitohet dhe t\u00eb shpjegohet vet\u00ebm nga pik\u00ebpamja empirike.<a href=\"http:\/\/zaninalte.al\/2019\/02\/globalizmi-dialogu-feja-dhe-metafizika\/#_ftn8\">[8]<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>Ky k\u00ebndv\u00ebshtrim mekanik i shkenc\u00ebs, shpjegon strukturat, veprimet dhe lidhjet q\u00eb ekzistojn\u00eb n\u00eb ligjet e natyr\u00ebs. Pozitivist\u00ebt deklarojn\u00eb se rregulli i brendsh\u00ebm i ekzistenc\u00ebs p\u00ebrcaktohet nga ligjet e natyr\u00ebs dhe se ekzistenca nuk ka brenda vetes fuqi metafizike, shpirt\u00ebrore apo t\u00eb mbinatyrshme. Prandaj k\u00ebto ligje t\u00eb brendshme mund t\u00eb zbulohen vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrdorimit t\u00eb shkencave pozitive dhe empirike. Pozitivizmi, nuk i b\u00ebn thirrje arsyes njer\u00ebzore p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar rrug\u00eb t\u00eb tjera shpjegimi p\u00ebrve\u00e7 atyre t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs empirike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"justify-text\">Pozitivizmi \u00ebsht\u00eb aplikuar n\u00eb fushat e sociologjis\u00eb, filozofis\u00eb dhe shkencave politike nga mendimtar\u00eb per\u00ebndimor\u00eb si Seint Simon, Komte, Mach, etj. Me daljen n\u00eb sken\u00eb t\u00eb Rilindjes dhe Teoris\u00eb s\u00eb Evolucionit, gjat\u00eb shekullit XIX, ideologjia e progresivizmit, u ngrit lart. Konceptet dhe teorit\u00eb e ekzistenc\u00ebs, t\u00eb qenies njer\u00ebzore, t\u00eb natyr\u00ebs dhe shoq\u00ebris\u00eb, u riorganizuan n\u00eb p\u00ebrputhje me ideologjin\u00eb e evolucionit. \u00c7do zbulim i ri solli tok me t\u00eb, zgjidhje t\u00eb reja dhe hapi fusha t\u00eb reja k\u00ebrkimi, duke i kushtuar k\u00ebshtu v\u00ebmendje t\u00eb madhe dijeve shkencore. Bot\u00ebkuptimi per\u00ebndimor erdhi n\u00eb p\u00ebrfundimin q\u00eb natyra gjithashtu kishte nj\u00eb histori progresi. Ky besim, krahas idealeve pozitiviste t\u00eb Rilindjes Evropiane, e p\u00ebrforcoi iden\u00eb e \u201cprogresit\u201d dhe shpalli se njer\u00ebzit dhe shoq\u00ebrit\u00eb njer\u00ebzore q\u00eb ishin pjes\u00eb e natyr\u00ebs kishin gjithashtu progres. Ky progres kishte ligje q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrcaktoheshin shkenc\u00ebrisht dhe se k\u00ebto ligje mund t\u00eb specifikoheshin n\u00ebp\u00ebrmjet dijes empirike dhe eksperimentale.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"justify-text\">&nbsp;N\u00eb vepr\u00ebn e tij \u201c<em>Struktura e Revolucioneve Shkencore<\/em>\u201d, T. S. Kuhn argumenton se shkenca p\u00ebrmban nj\u00eb struktur\u00eb ideologjike n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb si revolucionet politike. Sipas Kuhn, shkenc\u00ebtar\u00ebt, filozof\u00ebt dhe historian\u00ebt kan\u00eb deklaruar gjithmon\u00eb se sipas mendimit t\u00eb tyre, shkenca p\u00ebrb\u00ebn pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb q\u00eb mund t\u00eb arrij\u00eb njer\u00ebzimi. Ekziston nj\u00eb q\u00ebndrim i p\u00ebrhapur gjer\u00ebsisht se nga pik\u00ebpamja ideologjike, rezultatet q\u00eb sjell shkenca p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb pozicionin e vet\u00ebm t\u00eb mundsh\u00ebm q\u00eb mund t\u00eb arrij\u00eb nj\u00eb person. Po, a ishte n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb k\u00ebshtu? A ka ndjekur shkenca dhe dija nj\u00eb linj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe konstante? A nuk kishte opsione apo metoda t\u00eb tjera alternative q\u00eb kontribuuan n\u00eb k\u00ebt\u00eb progres? N\u00eb vitet \u201860, Thomas Kuhn i shtroi k\u00ebto pyetje dhe goditi frym\u00ebn e mbret\u00ebrimit t\u00eb progresivizmit dhe t\u00eb mendimit shkencor.<a href=\"http:\/\/zaninalte.al\/2019\/02\/globalizmi-dialogu-feja-dhe-metafizika\/#_ftn9\">[9]<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>Historia e shkenc\u00ebs provon se sip\u00ebrmarrjet shkencore nuk kan\u00eb buruar si rezultat i nj\u00eb grumbullimi t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb dhe t\u00eb vazhduesh\u00ebm; nganj\u00ebher\u00eb ka pasur pauza t\u00eb m\u00ebdha transformimesh revolucionare. Ekzistojn\u00eb teza t\u00eb pafundme shkencore, teori dhe ide q\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Sipas Kuhn, shkenca moderne \u00ebsht\u00eb rezultat i nd\u00ebrveprimeve dhe i konflikteve, q\u00eb kan\u00eb ndodhur nd\u00ebrmjet ideve t\u00eb ndryshme. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00ebpamje, \u201cprogresi\u201d n\u00eb fush\u00ebn e shkenc\u00ebs nuk mund t\u00eb matet n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb tradite, apo metode t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 dijes s\u00eb fituar nga metodat shkencore, shoq\u00ebria duhet t\u00eb marr\u00eb parasysh edhe kushtet historike apo shoq\u00ebrore, ndjenjat fetare dhe morale, si dhe gjykimet e ndryshme t\u00eb vlerave dhe t\u00eb preferencave.<\/p>\n\n\n\n<p>Shum\u00eb dijetar\u00eb dhe mendimtar\u00eb si Popper, Lakatos, Althusser, Uittgenstein, Feyerabend, Durheim dhe Kuin kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje rrug\u00ebn evropiane t\u00eb shkenc\u00ebs, secili prej tyre me argumentet e veta. Megjithat\u00eb, asnj\u00ebri prej tyre nuk ka qen\u00eb aq i mir\u00ebpritur sa Kuhn. Askush nuk mund t\u00eb specifikoj\u00eb qart\u00eb q\u00ebndrimin evropian rreth shkenc\u00ebs pa specifikuar marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet dijes dhe pushtetit.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>4. Feja dhe metafizika<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Shkenc\u00ebtar\u00ebt e shquar si Keppleri, Galileu, Njutoni, Bojli, Dekarti, Paracelsus e madje edhe Bekoni, e perceptonin universin si nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb buronte nga vullneti dhe Fuqia e Zotit.<\/p>\n\n\n\n<p>Filozofia natyraliste e Aristotelit u kristianizua n\u00eb kultur\u00ebn e skolasticizmit. Institucionet e katolicizmit p\u00ebrvet\u00ebsuan fusha tradicionale t\u00eb shkenc\u00ebs, dijeve natyrore dhe kozmologjis\u00eb, q\u00eb lidheshin me emrat e shkenc\u00ebtar\u00ebve t\u00eb till\u00eb si Aristoteli, Galen, Ptolemeu, Anselm dhe Thoma Akuini, aq shum\u00eb sa, n\u00eb Evrop\u00eb, k\u00ebto pik\u00ebpamje u pranuan si autoriteti i vet\u00ebm deri n\u00eb shekujt XV-XVI. Sistemi gjeocentrik i Ptolemeut, ishte i njohur zyrtarisht nga krishterimi deri n\u00eb momentin kur doli n\u00eb sken\u00eb sistemi heliocentrik i Kopernikut dhe i Galileut. V\u00ebzhgimet e Galileut dhe th\u00ebniet e tij se Toka rrotullohej rreth Diellit, kund\u00ebrshtuan doktrin\u00ebn themelore t\u00eb Krishterimit q\u00eb thoshte se Dielli rrotullohej rreth Tok\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas studuesit Ergene, Galileu nuk synonte t\u00eb luftonte fen\u00eb, por t\u00eb paraqiste pik\u00ebpamjen se natyra q\u00eb buron nga vullneti i Zotit, i ngjan Bibl\u00ebs n\u00eb kuptimin se ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb duhet lexuar. Ai mb\u00ebshtet iden\u00eb se referencat biblike n\u00eb lidhje me pal\u00ebvizshm\u00ebrin\u00eb e tok\u00ebs dhe rrotullimin e Diellit rreth saj nuk duheshin marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb, por n\u00eb kuptimin metaforik.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur pik\u00ebpamjet mekanike ishin duke u p\u00ebrhapur, hyri n\u00eb p\u00ebrdorim edhe koncepti i \u201cLibrit t\u00eb Natyr\u00ebs.\u201d Mjeku rilind\u00ebs zviceran, Paracelsus (shek. XVI), ka qen\u00eb i pari, ndoshta q\u00eb nga koha e Sh\u00ebn Agustinit, q\u00eb i b\u00ebnte thirrje njer\u00ebzve \u201ct\u00eb lexonin Librin e Natyr\u00ebs\u201d. P\u00ebr t\u00eb, filozofia reale ishte e shkruar n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb madh, universin, i cili \u00ebsht\u00eb i hapur vazhdimisht ndaj hulumtimit t\u00eb njer\u00ebzve. Ky lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb i shkruar n\u00eb gjuh\u00ebn e matematik\u00ebs dhe shkronjat e tij jan\u00eb trek\u00ebnd\u00ebshat, rrath\u00ebt dhe figurat e tjera gjeometrike, pa t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb kuptohet edhe nj\u00eb fjal\u00eb e vetme e k\u00ebtij libri.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"http:\/\/zaninalte.al\/2019\/02\/globalizmi-dialogu-feja-dhe-metafizika\/#_ftnref1\">[1]<\/a>. Sinani, Gjergj, \u201cDialogu nd\u00ebrfetar e nd\u00ebrkulturor si vlera integruese\u201d, Prizmi, Tiran\u00eb, 2008:60-61.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"http:\/\/zaninalte.al\/2019\/02\/globalizmi-dialogu-feja-dhe-metafizika\/#_ftnref2\">[2]<\/a>. Sinani, Gjergj, \u201cAlexis de Tocqueville: 200 vjet pas\u201d, pa vit botimi, f. 212-213.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"http:\/\/zaninalte.al\/2019\/02\/globalizmi-dialogu-feja-dhe-metafizika\/#_ftnref3\">[3]<\/a>. Po aty, f. 222.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"http:\/\/zaninalte.al\/2019\/02\/globalizmi-dialogu-feja-dhe-metafizika\/#_ftnref4\">[4]<\/a>. Abazoviq, Dritan, \u201cKultura kozmopolite dhe drejt\u00ebsia globale\u201d, Qendra p\u00ebr Kultur\u00eb, Ulqin, 2009:11.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"http:\/\/zaninalte.al\/2019\/02\/globalizmi-dialogu-feja-dhe-metafizika\/#_ftnref5\">[5]<\/a>. Rols, Xhon, \u201cTeoria e drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, 1998:21.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"http:\/\/zaninalte.al\/2019\/02\/globalizmi-dialogu-feja-dhe-metafizika\/#_ftnref6\">[6]<\/a>. Abazoviq, Dritan, \u201cKultura kozmopolite dhe drejt\u00ebsia globale\u201d, Qendra p\u00ebr Kultur\u00eb, Ulqin, 2009:157.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"http:\/\/zaninalte.al\/2019\/02\/globalizmi-dialogu-feja-dhe-metafizika\/#_ftnref7\">[7]<\/a>. Po aty, 182.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"http:\/\/zaninalte.al\/2019\/02\/globalizmi-dialogu-feja-dhe-metafizika\/#_ftnref8\">[8]<\/a>. Ergene, Enes, \u201cD\u00ebshmia e tradit\u00ebs moderne\u201d, Prizmi, Tiran\u00eb 2009:69.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"http:\/\/zaninalte.al\/2019\/02\/globalizmi-dialogu-feja-dhe-metafizika\/#_ftnref9\">[9]<\/a>. Po aty, 69.<\/p>\n\n\n\n<p>Botuar n\u00eb revist\u00ebn shkencore&nbsp;<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/hashtag\/zani_i_nalt%C3%AB?source=feed_text\">Zani_i_Nalt\u00eb<\/a>,&nbsp;nr. 23 (prill, maj, qershor 2018).<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>nga&nbsp;Dr. Genti Kruja Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i K\u00ebshillit Nd\u00ebrfetar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Abstrakt Sipas studiuesve t\u00eb shkencave sociale, vlerat baz\u00eb t\u00eb shekullit XXI jan\u00eb modernizmi, pluralizmi, individualizmi dhe feja. Disa pretendojn\u00eb&#8230;<\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":410,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[45],"tags":[],"class_list":["post-409","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-artikuj"],"rttpg_featured_image_url":{"full":["https:\/\/knfsh.al\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Globalizmi-415x260.jpg",415,260,false],"landscape":["https:\/\/knfsh.al\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Globalizmi-415x260.jpg",415,260,false],"portraits":["https:\/\/knfsh.al\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Globalizmi-415x260.jpg",415,260,false],"thumbnail":["https:\/\/knfsh.al\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Globalizmi-415x260-150x150.jpg",150,150,true],"medium":["https:\/\/knfsh.al\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Globalizmi-415x260-300x188.jpg",300,188,true],"large":["https:\/\/knfsh.al\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Globalizmi-415x260.jpg",415,260,false],"1536x1536":["https:\/\/knfsh.al\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Globalizmi-415x260.jpg",415,260,false],"2048x2048":["https:\/\/knfsh.al\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Globalizmi-415x260.jpg",415,260,false],"trp-custom-language-flag":["https:\/\/knfsh.al\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Globalizmi-415x260.jpg",18,12,false],"post-thumbnail":["https:\/\/knfsh.al\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Globalizmi-415x260-360x220.jpg",360,220,true],"blog-single":["https:\/\/knfsh.al\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Globalizmi-415x260.jpg",415,260,false],"events-thumb":["https:\/\/knfsh.al\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Globalizmi-415x260-170x150.jpg",170,150,true],"events-single":["https:\/\/knfsh.al\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Globalizmi-415x260-225x240.jpg",225,240,true],"courses-single":["https:\/\/knfsh.al\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Globalizmi-415x260-415x220.jpg",415,220,true],"slider-image":["https:\/\/knfsh.al\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Globalizmi-415x260.jpg",415,260,false],"gallery-thumb":["https:\/\/knfsh.al\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Globalizmi-415x260-260x180.jpg",260,180,true],"widget-blog-thumb":["https:\/\/knfsh.al\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Globalizmi-415x260-65x65.jpg",65,65,true]},"rttpg_author":{"display_name":"knfsh","author_link":"https:\/\/knfsh.al\/en\/author\/elite\/"},"rttpg_comment":0,"rttpg_category":"<a href=\"https:\/\/knfsh.al\/en\/category\/artikuj\/\">Artikuj<\/a>","rttpg_excerpt":"nga&nbsp;Dr. Genti Kruja Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i K\u00ebshillit Nd\u00ebrfetar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Abstrakt Sipas studiuesve t\u00eb shkencave sociale, vlerat baz\u00eb t\u00eb shekullit XXI jan\u00eb modernizmi, pluralizmi, individualizmi dhe feja. Disa pretendojn\u00eb...","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/knfsh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/409","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/knfsh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/knfsh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/knfsh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/knfsh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=409"}],"version-history":[{"count":5,"href":"https:\/\/knfsh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/409\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":584,"href":"https:\/\/knfsh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/409\/revisions\/584"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/knfsh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/410"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/knfsh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=409"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/knfsh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=409"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/knfsh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=409"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}