{"id":1132,"date":"2020-08-05T13:39:22","date_gmt":"2020-08-05T12:39:22","guid":{"rendered":"http:\/\/knfsh.al\/?p=1132"},"modified":"2020-11-11T21:47:17","modified_gmt":"2020-11-11T20:47:17","slug":"besimet-dhe-toleranca-fetare-me-reference-te-vecante-per-shqiperine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/knfsh.al\/en\/besimet-dhe-toleranca-fetare-me-reference-te-vecante-per-shqiperine\/","title":{"rendered":"Besimet dhe toleranca fetare n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<h3><strong>(Besimet dhe toleranca fetare me referenc\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb)<\/strong><\/h3>\n<p style=\"text-align: justify;\">nga\u00a0<strong><em>Mons. George Frendo*, Arqipeshkvi i Tiran\u00eb-Durr\u00ebsit dhe sot Kryetar i K\u00ebshillit Nd\u00ebrfetar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/em><\/strong><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>1. Feja<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">A mund t\u00eb flasim ende p\u00ebr fen\u00eb n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb shekullarizuar? Pa hyr\u00eb n\u00eb diskutim rreth dallimit nd\u00ebrmjet shekullarizimit (<em>secularization<\/em>) dhe shekullarizmit (<em>secularism<\/em>) dhe rreth p\u00ebrkufizimeve t\u00eb ndryshme, q\u00eb u jepen nj\u00ebrit apo tjetrit, un\u00eb d\u00ebshiroj vet\u00ebm t\u00eb nxjerr n\u00eb pah m\u00ebnyr\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrkufizohet zakonisht procesi i shekullarizmit. P\u00ebrgjith\u00ebsisht p\u00ebrkufizohet si procesi me t\u00eb cilin Zoti p\u00ebrjashtohet fillimisht nga jeta publike, pastaj nga jeta familjare e n\u00eb fund edhe nga jeta personale.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Por, a mund t\u00eb pohojm\u00eb, n\u00eb rrethanat aktuale, se ne jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb nga e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtuar Zoti, apo besimi n\u00eb Zotin? Shum\u00eb sociolog\u00eb bashk\u00ebkohor\u00eb t\u00eb fes\u00eb, si Peter Berger, Francis Fukuyama dhe Grace Davie thon\u00eb se kjo nuk ngjan. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se praktikimi i fes\u00eb \u00ebsht\u00eb duke u zbehur n\u00eb shum\u00eb vende per\u00ebndimore, por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se njeriu bashk\u00ebkohor \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb jobesimtar. M\u00eb s\u00eb shumti mund t\u00eb themi se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri jo-praktikante, por jo q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri jobesimtare. Grace Davie, q\u00eb p\u00ebrdori p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb fjalin\u00eb \u201cbelieving without belonging\u201d (\u201cT\u00eb besosh pa marr\u00eb pjes\u00eb\u201d) p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar situat\u00ebn fetare t\u00eb Evrop\u00ebs bashk\u00ebkohore, e ilustron argumentin e saj duke iu referuar dy ngjarjeve: 11 shtatorin n\u00eb New York dhe mbytjen e anijes balltike <em>Estonia<\/em> pran\u00eb brigjeve t\u00eb Suedis\u00eb. N\u00eb k\u00ebto dy raste, ku shkuan njer\u00ebzit? \u201cDrejt e n\u00ebp\u00ebr kisha\u201d. Suedia mendohet se ka shoq\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb shekullarizuar n\u00eb Evrop\u00eb. Megjithat\u00eb populli suedez shkoi n\u00ebp\u00ebr kisha; \u201ckishat i prisnin ata dhe ata prisnin q\u00eb arqipeshkvi t\u00eb artikulonte p\u00ebr ta kuptimin e k\u00ebsaj ngjarjeje t\u00eb tmerrshme\u201d<a href=\"#_ftn1\" name=\"_ftnref1\">[1]<\/a>.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur rreth tridhjet\u00eb viteve m\u00eb par\u00eb Jacques Delors fliste p\u00ebr nevoj\u00ebn \u201cp\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shpirt Evrop\u00ebs\u201d dhe kur rreth pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb viteve m\u00eb par\u00eb Nikolas Sarkozy (at\u00ebher\u00eb ishte minist\u00ebr i brendsh\u00ebm i Franc\u00ebs), n\u00eb librin e tij interesant <em>Republika, fet\u00eb, shpresa<\/em> fliste p\u00ebr fen\u00eb, si ajo q\u00eb e ushqen njeriun me shpres\u00ebn shpirt\u00ebrore q\u00eb shteti nuk mund t\u2019ia jap\u00eb, sipas meje ata t\u00eb dy shprehnin etjen e pashuar t\u00eb njeriut p\u00ebr Zotin dhe nevoj\u00ebn themelore t\u00eb njeriut p\u00ebr t\u2019u bashkuar me Zotin. Askush dhe asgj\u00eb, as antiteizmi militant i Enver Hoxh\u00ebs, nuk mund ta \u00e7rr\u00ebnjos\u00eb d\u00ebshir\u00ebn shpirt\u00ebrore p\u00ebr Zotin. Njeriu nuk mund ta mohoj\u00eb Zotin pa mohuar edhe vetveten n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb. Sh\u00ebn Agustini e p\u00ebrshkruante d\u00ebshirimin p\u00ebr Zotin me shprehjen e famshme: \u201cO Zot, ti na ke b\u00ebr\u00eb p\u00ebr vete dhe zemra jon\u00eb \u00ebsht\u00eb e paqet\u00eb derisa t\u00eb mos qet\u00ebsohet n\u00eb ty.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>2. Toleranca fetare<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Papa Gjoni XXIII n\u00eb letr\u00ebn enciklike <em>Pacem in terris<\/em> t\u00eb botuar n\u00eb vitin 1963 (pak para se t\u00eb vdiste) e konsideronte lirin\u00eb fetare, si nj\u00ebr\u00ebn nd\u00ebr t\u00eb drejtat themelore t\u00eb njeriut q\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb dinjitetin e personit njer\u00ebzor. Deklarata e Koncilit t\u00eb Vatikanit <em>Mbi lirin\u00eb fetare<\/em> shpjegon n\u00eb vijim\u00ebsi se kjo liri do t\u00eb thot\u00eb se askush nuk mund t\u00eb detyrohet t\u00eb veproj\u00eb kund\u00ebr bindjeve t\u00eb veta n\u00eb \u00e7\u00ebshtje fetare as privatisht as publikisht. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr ai pohon se \u201ckjo e drejt\u00eb e personit njer\u00ebzor p\u00ebr t\u00eb g\u00ebzuar lirin\u00eb fetare duhet t\u00eb njihet n\u00eb rendin kushtetues dhe madje t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb e drejt\u00eb civile\u201d (n. 2). Kjo deklarat\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndeti edhe faktin se \u201cliria fetare \u00ebsht\u00eb shpallur gjithmon\u00eb si e drejt\u00eb civile n\u00eb shumic\u00ebn e kushtetutave dhe g\u00ebzon nj\u00eb pranim solemn n\u00eb disa dokumente nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb\u201d (n. 15).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">A \u00ebsht\u00eb ende e nevojshme t\u00eb flasim p\u00ebr liri dhe toleranc\u00eb fetare n\u00eb bot\u00ebn postmoderne, pluraliste dhe post-1989? A \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrputhshme me shoq\u00ebrin\u00eb pluraliste mostoleranca fetare? A mund t\u00eb imagjinojm\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri pluralist\u00eb q\u00eb, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, p\u00ebrjeton nj\u00eb mostoleranc\u00eb fetare?<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Un\u00eb mendoj se deri para 75 viteve (dometh\u00ebn\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb bot\u00ebrore; disa thon\u00eb deri n\u00eb vitet 1960) nj\u00eb p\u00ebrkufizim i shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebrfshinte domosdo disa bashk\u00ebsi idesh. Kjo bashk\u00ebsi idesh p\u00ebrfshinte besimet fetare dhe standarde morale t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. Moskonformizmi fetar ishte i lejuar vet\u00ebm n\u00ebse ishte di\u00e7ka private. Kjo gj\u00eb ndodh edhe sot e k\u00ebsaj dite n\u00eb disa vende.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Por, epoka e re e postmodernizmit solli me vete at\u00eb q\u00eb ne tani e quajm\u00eb pluraliz\u00ebm, jo vet\u00ebm politik, por edhe kulturor, fetar, etj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, toleranca p\u00ebrkundrejt dallimeve politike, kulturore dhe fetare shpreh nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb bukur e t\u00eb mir\u00eb. Por pluralizmi ka edhe efektet e veta an\u00ebsore. D\u00ebshiroj t\u00eb rendis vet\u00ebm dy prej tyre.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, pluralizmi priret t\u00eb relativizoj\u00eb parimet morale dhe vet\u00eb konceptin e fes\u00eb. Kjo pastaj mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim neutral p\u00ebrball\u00eb vlerave. Por ky \u00ebsht\u00eb keqkuptimi i toleranc\u00ebs. Toleranc\u00eb dhe bashk\u00ebjetes\u00eb paq\u00ebsore nuk do t\u00eb thot\u00eb mohimi i vlerave absolute morale dhe i besimeve fetare.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00eb efekt i dyt\u00eb an\u00ebsor i pluralizmit \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb un\u00eb e quaj si paradoksin e madh ose si ironin\u00eb e pluralizmit: lindja e formave t\u00eb reja t\u00eb konflikteve dhe mostoleranc\u00ebs. Jonathan Sacks, ish-kryerabini i bashk\u00ebsive hebraike t\u00eb Commonwelth-it britanik, n\u00eb librin e tij shum\u00eb interesant <em>The Persistence of Faith<\/em>, b\u00ebn k\u00ebt\u00eb v\u00ebrejtje: \u201cPluralizmi na b\u00ebn t\u00eb presim nj\u00eb rritje t\u00eb toleranc\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb fakt p\u00ebrgatit terrenin p\u00ebr forma t\u00eb reja mostolerance. Duke zhveshur dhe privatizuar konceptin e s\u00eb mir\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, ai k\u00ebrkon t\u00eb thot\u00eb se asnj\u00eb pozicion nuk \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb caktoj\u00eb marr\u00ebveshje me realitetin e dikujt tjet\u00ebr. Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb, me rritjen e pluralizmit \u00ebsht\u00eb rritur edhe tensioni racist dhe antisemitizmi\u201d. Dhe n\u00eb fakt, di\u00e7ka e till\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar edhe n\u00eb shum\u00eb vende ish-komuniste, por edhe n\u00eb disa vende t\u00eb Evrop\u00ebs per\u00ebndimore, ku jan\u00eb lindur disa forma t\u00eb reja t\u00eb fondamentalizmit, t\u00eb nacionalizmave t\u00eb rrezikshme, t\u00eb racizmit e t\u00eb nazizmit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">A mund t\u00eb jen\u00eb fet\u00eb burim konflikti dhe mostolerance? K\u00ebnga popullore e John Lennon-it <em>Imagine<\/em> \u00ebnd\u00ebrron p\u00ebr nj\u00eb bot\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nuk do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb fe dhe kjo gj\u00eb, thot\u00eb ai, do t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb paqme, sikurse feja \u00ebsht\u00eb guri i vet\u00ebm, apo kryesor tek i cili pengohet nj\u00eb shoq\u00ebri paq\u00ebsore.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ish Arqipeshkvi i Canterbury-s Dr. George Carey ka pohuar se feja \u201c\u00ebsht\u00eb shpesh nj\u00eb lidh\u00ebs i fuqish\u00ebm p\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb dhe kulturat, q\u00eb ndikon p\u00ebr identitetin e grupeve dhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Dhe atje ku lindin konflikte nd\u00ebrmjet bashk\u00ebsive fetare t\u00eb p\u00ebrkufizuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, politikan\u00ebt, apo njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebrdorin shpesh fen\u00eb si nj\u00eb veg\u00ebl p\u00ebr t\u00eb justifikuar apo p\u00ebr t\u00eb thelluar konfliktin.\u201d<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Edhe n\u00eb koh\u00ebt tona e kemi par\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij pohimi. Le t\u00eb mendojm\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr konfliktet n\u00eb Ballkan, ku feja \u00ebsht\u00eb instrumentalizuar nga politikan\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb fizionomi fetare luft\u00ebrave, q\u00eb kan\u00eb ndezur, gjoja se k\u00ebto jan\u00eb konflikte nd\u00ebrmjet mysliman\u00ebve dhe t\u00eb krishter\u00ebve ortodoks\u00eb. Apo konfliktet n\u00eb Irland\u00ebn e Veriut, ku konflikti nd\u00ebrmjet atyre, q\u00eb jan\u00eb pro-britanik\u00ebve dhe atyre q\u00eb jan\u00eb pro-irlandez\u00ebve ka marr\u00eb form\u00ebn e konfliktit nd\u00ebrmjet protestant\u00ebve dhe katolik\u00ebve.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Princi El Hasan bin Talal ka pasur me siguri t\u00eb drejt\u00eb kur ka pohuar n\u00eb asamblen\u00eb e p\u00ebrgjithshme t\u00eb Konferenc\u00ebs Bot\u00ebrore p\u00ebr Fen\u00eb dhe Paqen t\u00eb mbajtur n\u00eb Amman, Jordani n\u00eb n\u00ebntor 1999: \u201cAto konflikte q\u00eb p\u00ebrshkruhen si \u2018konflikte fetare\u2019 zakonisht kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pak me fen\u00eb dhe edhe m\u00eb pak me doktrin\u00ebn fetare\u201d. Me nj\u00eb frym\u00ebzim t\u00eb ngjash\u00ebm, Bodo Hombach, n\u00eb nj\u00eb fjalim t\u00eb mbajtur n\u00eb Budapest nj\u00eb vit pas konfliktit n\u00eb Kosov\u00eb, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ishte koordinator i paktit t\u00eb stabilitetit p\u00ebr Evrop\u00ebn Juglindore, ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb pohim t\u00eb guximsh\u00ebm: \u201cPaqja dhe pajtimi jan\u00eb termat fetare ky\u00e7e p\u00ebr koh\u00ebt tona. Por ne duhet t\u00eb jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se s\u00eb voni dhe jo shum\u00eb larg prej k\u00ebtu, njer\u00ebz cinik\u00eb dhe t\u00eb pangopsh\u00ebm e kan\u00eb instrumentalizuar fen\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar p\u00ebrhapjen e flak\u00ebve t\u00eb konfliktit, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb arrinin q\u00ebllimet e tyre brutale, e disi ekonomike.\u201d<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Fet\u00eb jan\u00eb n\u00eb favor t\u00eb paqes, sepse fet\u00eb jan\u00eb shprehje e besimit n\u00eb Zotin dhe e bashkimit me Zotin, Krijuesin e gjith\u00eb njer\u00ebzimit. K\u00ebtu q\u00ebndrojn\u00eb themelet e v\u00ebllaz\u00ebris\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe e paqes s\u00eb kulluar. N\u00ebse n\u00eb disa rrethana duket se kjo gj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb pranojm\u00eb se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb keqkuptim apo instrumentalizim t\u00eb fes\u00eb dhe t\u00eb vet\u00eb Zotit. Nuk mund t\u00eb shpallet asnj\u00eb luft\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Zotit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>3. P\u00ebrtej toleranc\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb krenuar gjithmon\u00eb p\u00ebr tradit\u00ebn e bashk\u00ebjetes\u00ebs paq\u00ebsore nd\u00ebrfetare dhe kjo \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb. Pak para vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb 25 prill 1993, Papa Gjon Pali II ka th\u00ebn\u00eb: \u201cD\u00ebshiroj me gjith\u00eb zem\u00ebr q\u00eb kjo vizit\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrforcuar lidhjet tradicionale t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs v\u00ebllaz\u00ebrore q\u00eb ka karakterizuar gjithmon\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet feve t\u00eb ndryshme n\u00eb atdheun tuaj.\u201d Shk\u00eblqesia e Tij Zoti Alfred Moisiu, President i Republik\u00ebs, n\u00eb fjalimin q\u00eb ka mbajtur p\u00ebr ambasador\u00ebt shqiptar\u00eb me mision n\u00eb vende t\u00eb ndryshme m\u00eb 30 gusht 2002 ka th\u00ebn\u00eb k\u00ebto fjal\u00eb: \u201cNuk mund t\u00eb injorojm\u00eb pranin\u00eb e feve t\u00eb ndryshme n\u00eb atdheun ton\u00eb, por duhet t\u00eb vler\u00ebsojm\u00eb rolin e tyre p\u00ebr krijimin e nj\u00eb atmosfere tolerance n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. Shqip\u00ebria mund t\u00eb krenohet p\u00ebr bashk\u00ebjetes\u00ebn harmonike t\u00eb bashk\u00ebsive fetare. Nj\u00eb karakteristik\u00eb themelore e qytet\u00ebrimit shqiptar \u00ebsht\u00eb toleranca fetare dhe kjo nuk l\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb lloj fondamentalist\u00ebsh.\u201d<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Po t\u00eb pyesim pse n\u00eb Shqip\u00ebri, deri tashti, besime t\u00eb ndryshme kan\u00eb bashk\u00ebjetuar n\u00eb paqe, pa qen\u00eb rast konflikti si n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb tjera? P\u00ebrgjigja q\u00eb i jepet k\u00ebsaj pyetjeje zakonisht \u00ebsht\u00eb: Sepse feja e shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb shqiptaria. Por m\u00ebnyra si citohen k\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb Vasos jep p\u00ebrshtypje s\u00eb pari se shqiptar\u00ebt jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb nacionalist\u00eb sesa shum\u00eb popuj t\u00eb tjer\u00eb \u2013 p\u00ebrsonalisht besoj se kjo nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb \u2013 , dhe s\u00eb dyti se shqiptar\u00ebt jan\u00eb m\u00eb pak besimtar\u00eb se popujt e tjera \u2013 as kjo, sipas mendimit tim, nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pse, at\u00ebher\u00eb, besimet e ndryshme nuk kan\u00eb qen\u00eb rast p\u00ebr konflikte n\u00eb Shqip\u00ebri? Sipas mendimit tim, sepse Shqip\u00ebria ka pasur fat se nuk ka pasur udh\u00ebheq\u00ebs politik\u00eb q\u00eb kan\u00eb manipuluar besimin p\u00ebr q\u00ebllime politike, si ka ndodhur n\u00eb k\u00ebto vite t\u00eb fundit n\u00eb shum\u00eb vende, ku luft\u00ebrat kan\u00eb marr\u00eb nj\u00eb fizionomi pseudo-fetare.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Por deri n\u00eb \u00e7\u2019pik\u00eb po japim d\u00ebshmi p\u00ebr nj\u00eb bashk\u00ebjetes\u00eb paq\u00ebsore q\u00eb shkon p\u00ebrtej toleranc\u00ebs s\u00eb thjesht\u00eb? Toleranca \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm minimumi i mjaftuesh\u00ebm q\u00eb k\u00ebrkohet p\u00ebr nj\u00eb bashk\u00ebjetes\u00eb paq\u00ebsore. Un\u00eb jam n\u00eb rregull, ti je n\u00eb rregull; un\u00eb shoh pun\u00ebn time dhe ti sheh pun\u00ebn t\u00ebnde. Feja k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb se kaq. Nuk mjafton vet\u00ebm t\u00eb pish nj\u00eb kafe me nj\u00eb ortodoks, me nj\u00eb mysliman apo me nj\u00eb bektashian me rastin e pashk\u00ebve apo t\u00eb bajramit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb i referohem nj\u00eb teologu ortodoks rus, Oliver Clement, i cili ka krijuar shprehjen <em>partneritet profetik<a href=\"#_ftn2\" name=\"_ftnref2\"><strong>[2]<\/strong><\/a><\/em>. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera,\u00a0 ne duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr t\u00eb zbuluar rolin e p\u00ebrbashk\u00ebt profetik t\u00eb feve tona.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">K\u00ebtu duhet t\u00eb theksojm\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e dialogut nd\u00ebr-fetar. Me fjal\u00ebn \u2018dialog\u2019 nuk n\u00ebnkuptoj rrug\u00ebn drejt relativizmit, drejt kompromisit ideologjik apo doktrinor, drejt sinkretizmit dhe as rrug\u00ebn drejt pranimit pasiv t\u00eb t\u00eb qenit ton\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm; nuk n\u00ebnkuptoj nj\u00eb <em>modus vivendi<\/em>, dhe as vet\u00ebm nj\u00eb bashkekzistenc\u00eb paq\u00ebsore. Si\u00e7 e ka nxjerr\u00eb n\u00eb pah me t\u00eb drejt\u00eb Joseph Ellul: \u201cDialogu nd\u00ebrfetar \u00ebsht\u00eb i themeluar mbi respektin e nd\u00ebrsjellt\u00eb, por edhe mbi sinqeritetin dhe guximin. Roli i tij nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb rrafshoj\u00eb ndryshimet, por q\u00eb t\u2019i shoh\u00eb ato si nj\u00eb mjet q\u00eb ndihmon p\u00ebr t\u00eb krijuar mir\u00ebkuptim t\u00eb nd\u00ebrsjellt\u00eb, respekt dhe pasurim. Kjo do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb ruash identitetin t\u00ebnd fetar dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb t\u00eb respektosh identitetin e tjetrit; kjo do t\u00eb thot\u00eb edhe t\u00eb d\u00ebgjosh, edhe t\u00eb flas\u00ebsh. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sfid\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme p\u00ebr t\u00eb thelluar fen\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb edhe vler\u00ebson fen\u00eb e tjetrit\u201d<a href=\"#_ftn3\" name=\"_ftnref3\">[3]<\/a>.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Q\u00eb t\u00eb zbulojm\u00eb rolin ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt profetik duhet n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb nj\u00eb besim n\u00eb Zotin e vet\u00ebm t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb dashuri; nj\u00eb besim n\u00eb dinjitetin ton\u00eb si njer\u00ebz t\u00eb krijuar nga Zoti n\u00eb sh\u00ebmb\u00ebllimin e tij dhe nj\u00eb besim n\u00eb thirrjen ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr ta njohur Zotin, p\u00ebr ta dashur at\u00eb, p\u00ebr ta ditur se ai na do ne, p\u00ebr t\u2019u bashkuar me t\u00eb dhe p\u00ebr ta d\u00ebgjuar. N\u00eb mesazhin e tij p\u00ebr Dit\u00ebn Bot\u00ebrore t\u00eb Paqes m\u00eb 1 janar 2002 Papa Gjon Pali II ka theksuar rolin e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve fetar\u00eb t\u00eb krishter\u00eb e jo t\u00eb krishter\u00eb. Ai ka th\u00ebn\u00eb se k\u00ebta duhet t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u00e7rr\u00ebnjosur shkaqet shoq\u00ebrore dhe kulturore t\u00eb terrorizmit, duke shpallur dinjitetin e personit njer\u00ebzor, dhe se duhet t\u00eb angazhohen s\u00eb bashku p\u00ebr promovimin e paqes.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Do t\u00eb doja ta p\u00ebrfundoja k\u00ebt\u00eb kumtes\u00eb duke cituar mesazhin p\u00ebrfundimtar t\u00eb Asambles\u00eb Nd\u00ebrfetare q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb Vatikan n\u00eb tetor t\u00eb vitit 1999: \u201cU b\u00ebjm\u00eb apel udh\u00ebheq\u00ebsve fetar\u00eb q\u00eb t\u00eb zhvillojn\u00eb shpirtin e dialogut brenda bashk\u00ebsive t\u00eb tyre p\u00ebrkat\u00ebse dhe q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb hyjn\u00eb vet\u00eb n\u00eb dialog me shoq\u00ebrin\u00eb civile n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet. U b\u00ebjm\u00eb apel t\u00eb gjith\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb bot\u00ebs, n\u00eb \u00e7far\u00ebdo fushe t\u00eb influenc\u00ebs, q\u00eb t\u00eb refuzojn\u00eb ta p\u00ebrdorin fen\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxitur urrejtje dhe dhun\u00eb; q\u00eb t\u00eb refuzojn\u00eb ta p\u00ebrdorin fen\u00eb p\u00ebr t\u00eb justifikuar diskriminimin; q\u00eb ta respektojn\u00eb rolin e fes\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri n\u00eb nivelet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, komb\u00ebtare dhe vendore; q\u00eb ta \u00e7rr\u00ebnjosin varf\u00ebrin\u00eb dhe q\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqen p\u00ebr t\u00eb vendosur drejt\u00ebsi shoq\u00ebrore dhe ekonomike\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Un\u00eb mendoj se k\u00ebto fjal\u00eb na parashtrojn\u00eb nj\u00eb program t\u00eb shk\u00eblqyer p\u00ebr nj\u00eb dialog t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm nd\u00ebrfetar dhe p\u00ebr bashk\u00ebpunim.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>*\u00a0<em>Fjalim i mbajtur n\u00eb Strasburg n\u00eb Selin\u00eb e Parlamentit Evropian n\u00eb 2008.<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"#_ftnref1\" name=\"_ftn1\">[1]<\/a> <em>The significance of the Religious Factor in the Construction of a Humane and Democratic Europe<\/em>, in a symposium on The Role of the Communities of Faith and Co-operation for a Common European Future, Brussels 12-13 November 2001.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"#_ftnref2\" name=\"_ftn2\">[2]<\/a> <em>Witnessing in a Secularized Society<\/em>, n\u00eb: George Lemopoulos (Bot.), <em>Your Will be Done: Orthodoxy in mission<\/em>, WCC, Geneva 1989, p. 112.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"#_ftnref3\" name=\"_ftn3\">[3]<\/a> <em>Secularism, Pluralism and the Rediscovery of Religion<\/em>.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Besimet dhe toleranca fetare me referenc\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb) nga\u00a0Mons. George Frendo*, Arqipeshkvi i Tiran\u00eb-Durr\u00ebsit dhe sot Kryetar i K\u00ebshillit Nd\u00ebrfetar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u00a0 1. Feja A mund t\u00eb flasim&#8230;<\/p>","protected":false},"author":2,"featured_media":1133,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[45],"tags":[101,84,100],"class_list":["post-1132","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-artikuj","tag-dialogu","tag-george-frendo","tag-toleranca-nderfetare"],"rttpg_featured_image_url":{"full":["https:\/\/knfsh.al\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/Frendo.jpg",296,401,false],"landscape":["https:\/\/knfsh.al\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/Frendo.jpg",296,401,false],"portraits":["https:\/\/knfsh.al\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/Frendo.jpg",296,401,false],"thumbnail":["https:\/\/knfsh.al\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/Frendo-150x150.jpg",150,150,true],"medium":["https:\/\/knfsh.al\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/Frendo-221x300.jpg",221,300,true],"large":["https:\/\/knfsh.al\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/Frendo.jpg",296,401,false],"1536x1536":["https:\/\/knfsh.al\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/Frendo.jpg",296,401,false],"2048x2048":["https:\/\/knfsh.al\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/Frendo.jpg",296,401,false],"trp-custom-language-flag":["https:\/\/knfsh.al\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/Frendo.jpg",9,12,false],"post-thumbnail":["https:\/\/knfsh.al\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/Frendo-296x220.jpg",296,220,true],"blog-single":["https:\/\/knfsh.al\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/Frendo-296x390.jpg",296,390,true],"events-thumb":["https:\/\/knfsh.al\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/Frendo-170x150.jpg",170,150,true],"events-single":["https:\/\/knfsh.al\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/Frendo-225x240.jpg",225,240,true],"courses-single":["https:\/\/knfsh.al\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/Frendo-296x220.jpg",296,220,true],"slider-image":["https:\/\/knfsh.al\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/Frendo-296x400.jpg",296,400,true],"gallery-thumb":["https:\/\/knfsh.al\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/Frendo-260x180.jpg",260,180,true],"widget-blog-thumb":["https:\/\/knfsh.al\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/Frendo-65x65.jpg",65,65,true]},"rttpg_author":{"display_name":"genti","author_link":"https:\/\/knfsh.al\/en\/author\/genti\/"},"rttpg_comment":0,"rttpg_category":"<a href=\"https:\/\/knfsh.al\/en\/category\/artikuj\/\">Artikuj<\/a>","rttpg_excerpt":"(Besimet dhe toleranca fetare me referenc\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb) nga\u00a0Mons. George Frendo*, Arqipeshkvi i Tiran\u00eb-Durr\u00ebsit dhe sot Kryetar i K\u00ebshillit Nd\u00ebrfetar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u00a0 1. Feja A mund t\u00eb flasim...","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/knfsh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1132","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/knfsh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/knfsh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/knfsh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/knfsh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1132"}],"version-history":[{"count":7,"href":"https:\/\/knfsh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1132\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1244,"href":"https:\/\/knfsh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1132\/revisions\/1244"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/knfsh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1133"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/knfsh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1132"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/knfsh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1132"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/knfsh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1132"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}