Home
Mbahet mbledhja vjetore e Këshillave Ndërfetare të Europës në Bruksel

Mbahet mbledhja vjetore e Këshillave Ndërfetare të Europës në Bruksel

Në datat 28-29 prill 2019 është zhvilluar në Bruksel mbledhja vjetore e Këshillave Ndërfetarë të Europës.

Në mbledhjen e drejtuar nga Presidenti i Këshillave Ndërfetarë të Europës Dr. Luigi de Salvia merrnin pjesë përfaqësues nga këshillat ndërfetarë të 11 shteteve të ndryshme të Europës, ku ndër ta merrte pjesë edhe Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, i përfaqësuar nga Dr. Genti Kruja, Sekretar i Përgjithshëm i KNFSH-së.

Në mbledhjen dy ditore, e cila u zhvillua në Qendrën Ekumenike të Belgjikës, takim i organizuar nga Organizata Ndërkombëtare ?Fetë për Paqen? (Religions for Peace) nëpërmjet degës së saj në Bruksel (Këshilli Ndërfetar i Belgjikës), është diskutuar gjendja aktuale e këshillave ndërfetarë europianë, aktivitetet e tyre, problematikat, si dhe mundësitë për rritjen e bashkëpunimit dhe forcimin e dialogut ndërfetar në Europë dhe botë.

Në ditën e dytë të punimeve ishte i pranishëm edhe Dr. Vincent Depaigne, Koordinator i Komisionit Evropian për Dialogun midis Komisionit Evropian dhe komuniteteve fetare në Europë, i cili shpjegoi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e dialogut ndërfetar.

Dr. Kruja gjatë këtij takimi ka shpjeguar modelin e dialogut ndërfetar në Shqipëri, aktivitetet e Këshillit Ndërfetar kohët e fundit, si dhe bashkëpunimin midis shkollave teologjike në fushën akademike.

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
English