Home
Departamenti i Gruas

Departamenti i Gruas

  1. Departamenti i Gruas në KNFSH përbëhet nga një përfaqësuese grua nga çdo komunitet fetar, anëtar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, të cilat nominohen nga secili komunitet dhe miratohen në Këshillin e Presidencës.
  2. Departamenti i Gruas mblidhet jo më pak se dy herë në vit. Mbledhja drejtohet nga Përgjegjësja e këtij departamenti, detyrë e cila kalon me rotacion një vjeçar nga secila anëtare e këtij departamenti.
  3. Rotacioni i marrjes së drejtimit të departamentit të gruas përcaktohet me vendim të brendshëm të Këshillit të Presidencës.
  4. Përgjegjësja e Departamentit të gruas raporton me shkrim të paktën një herë në vit para Këshillit të Presidencës për aktivitetet vjetore brenda departamentit.
  5. Pas çdo aktiviteti/mbledhje të kryer nga Departamenti i Gruas përgjegjësja e departamentit duhet të informojë me shkrim Sekretarin e Përgjithshëm për detyrat dhe konkluzionet e nxjerra.
  6. Të gjithë anëtarët e Departamentit të Gruas e ushtrojnë këtë detyrë në mënyrë vullnetare.
  7. Në rast dorëheqjeje të një apo më shumë anëtarëve, përjashtimit apo zëvendësimit me shkrim nga komuniteti që përfaqëson, apo organet drejtuese të KNFSH-së, zëvendësohet nga një tjetër anëtarë i nominuar nga komuniteti përkatës.

 

Departamenti i Gruas në Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë ka për detyrë:

  • Të organizojë dhe shtrijë sektorët e gruas në rrethe.
  • Të zhvillojë aktivitete kulturore në bashkëpunim me sektorët e gruas në komunitetet fetare.
  • Të organizojë takime e biseda me gratë intelektuale, studente e të reja besimtare, me qëllim forcimin e dialogut dhe harmonisë ndërfetare në vend.

Shpërndarja tregon përkujdesje!

Shqip
English Shqip
Këtë e pëlqejnë %d blogues: